Përfundon ndërtimi i dy HEC-ve në Skrapar

HEC-et "Faqekuq I" dhe "Faqekuq II", janë ndërtuar mbi një nga degëzimet e lumit Osum nën malin e Ostrovicës nga firma shqiptaro-greke "Ostrovica Energy".
Investimi në këto HEC-e ka shifrën e 7 milion eurove dhe sipas ekspertëve është ndërtuar në kohë rekord prej 2 vjetësh. Në përurimin e tyre mori pjesë ministri i Ekonomisë Nasip Naço, i cili vlerësoi ecurinë e ndërtimit të një kompleksi të ri energjetik."Nuk janë vetëm këto dy HEC-e për zonën e Skraparit sepse të tilla do të ketë edhe Vlush, Ujanik e Malind", tha Naço. Sipas tij, investime gjigante prej më se 450 milionë euro po përgatiten të fillojnë në kaskadën e Osumit me katër HEC-e të mëdhenj.
"Gjatë këtij viti do të inaugurohen edhe rreth 14 HEC-e të tjerë në gjithë Shqipërinë që do të ndjekin rrjedhën e "Faqekuq I" dhe "Faqekuq II", tha Naço. Për ndërtimin e këtyre HEC-ve u punësuan mbi 400 vetë, u shtrua rruga dhe u ndërtua një sistem ujitës. Investitori Bujar Çeta theksoi se këto vepra janë parashikuar të prodhojnë më se 30 milionë kwh/vit energji dhe do të futen në sistemin unik të rrjetit kombëtar të energjisë. /Start/
2012-05-14 16:57