Takimi i Eurogrupit ne Bruksel

Ministrat e Financave të Eurozonës janë mbledhur këtë pasdite në Bruksel për të diskutuar mbi situatën ekonomike dhe financiare aktuale e ndikuar nga zhvillimet e fundit politike në Europë. Përsa i takon diskutimeve për një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona, kreu i Eurogrupit Jean Claude Juncker është shprehur përpara takimit se kjo nuk do të jenë në axhendën e ministrave. Ndërsa ministri belg i Financave, Vanaker në mbërritje të tij përpara mbledhjes, ka deklaruar se dalja e Greqisë nga Euro nuk do të zgjidhte vështirësitë ekonomike në të cilat ndodhet ky vend. Të gjitha ata që spekulojnë për një gjë të tillë harrojnë se kjo nuk do të ndryshojë problemet themelore të Athinës e mbështetur nga llogari publike të shkatërruara dhe një mungese të fortë konkurrueshmërie, ka thënë ai. Ministri spanjoll i ekonomisë Luis de Guindos ka deklaruar se ky takim duhet të japë një përgjigje të përbashkët për ta mbështetur Greqinë dhe për të parandaluar krizën e borxhit edhe për vendet e tjera të Eurozonës. Europa po kalon një moment të vështirë, ka thënë kryeekonomisti spanjoll, duke shtuar se ajo për të cilën kemi nevojë është bashkëpunimi i të gjithë Eurozonës dhe shpresoj që ky bashkëpunim të tregohet në takimin e sotëm të Eurogrupit, ka thënë ai.