E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurogrupi Athina duhet te qendroje ne Eurozone

Në takimin e së hënës së Eurogrupit është dhënë një apel mbi Greqinë. Athina duhet të qëndrojë në Eurozonë, do të bëjmë gjithcka që ta arrijmë këtë rezultat ka thënë pas takimit kreu i ministrave të financave të Eurozonës. Ndërsa në Greqi po diskutohet për një qeveri të re, në Parlamentin Europian deputetët kanë aprovuar daljen e eurobondit, përmes një fondi të rimbursimit të borxhit. Takimet europiane në Bruksel janë intensifukuar shumë gjtaë këtyre dy ditëve duke u fokusuar më tepër mbi krizën greke dhe atë të sistemit bankar spanjoll. Ministri i Financave të Gjermanisë, Shoble ka shpjeguar se asgjë nuk ka ndryshuar kundrejt nevojave të Greqisë për miratimin e reformave ekonomike. Ndërsa ministrja austriake Maria Fekter paksa provokuese ka thënë se Greqia nuk mund të dalë nga Eurozona por mund të braktis BE e kështu edhe monedhën euro, traktati e parashikon këtë. Nga ana tjetër kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se është më mirë që Greqia të qëndrojë në Eurozonë duke shprehur edhe shqetësimin e saj mbi këtë situatë. Gjithsesi sipas presidentit të Eurogrupit në takimin e ministarve mundësia që Athina të dalë nga eurozona nuk ishte objekt i debateve dhe askush prej ministrave nuk u shprej lidhur me këtë gjë. Mbi rastin grek ka ndërhyrë edhe komisioneri për cështjet ekonomike dhe monetare në BE Olli Rehn i cila ka dhënë një apel për politikanët grekë. Tashmë më shumë se kurrë është përgjegjësia e tyre për të respektuar paktin me BE, pasi ky solidaritet, ka shpjeguar Rehn është një angazhim që funksionon nëse të dy palët respektojnë marrëveshjet dhe sot të 16 vendet anëtare të Eurozonës i kanë shprehur Athinës solidaritetin e tyre. Mbi situatën e sistemit bankar spanjoll kreu i Eurogrupit, Juncker është shprehur optimist mbi angazhimet e Madridit. Jam i sigurt ka thënë Juncker se Spanja do të bëjë gjithcka për të shëndoshur sektorin kreditues, të reduktojë deficitin buxhetor dhe t’i hap rrugën rritjes ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›