Ekspertet: Ekonomia perfiton nga statusi, afrohen investitoret Eglantina Nasi
Me marrjen e statusit kandidat per ne Bashkimin Europian, Shqiperia perfiton edhe nje status te ri ne planin ekonomik te saj. I cili ka te beje kryesisht me rritjen e besueshmerise se investitoreve te huaj, por edhe me shtimin e financimeve mbeshtetese nga ana e strukturave europiane ndaj saj. Nje fakt te tille e kane bere me dije gjate nje prononcimi per mediat, dy zevendesministrat, Nezir Haldedaj dhe Eno Bozdo. Te pyetur konkretisht mbi efektet e pritshme ndaj ekonomise vendase, pas aktit te marrjes se statusit te kandidatit per Shqiperine, ata kane bere me dije se ato te shfaqen ne radhe te pare ne nje klime me te larte besueshmerie ndaj atyre qe e shohin ate si nje destinacion investimesh, por edhe per nje shtim te fondit te ndihmes evropiane. "Dhenia e statusit, eshte nje vleresim shume pozitiv, te cilin e lexojne jo vetem qeverite e vendeve europiane apo institucionet financiare nderkombetare, por edhe investitoret e huaj. Ata tashme kete vend e shohin realisht si vend kandidat dhe shume afer Bashkimit Europian. Si nga ana institucionale, nga ana e performances dhe e zhvillimit ekonomik", - komentoi numri 2 i Financave, Haldedaj. Ndersa numri 2 i Ekonomise, do te sqaronte se "dhenia e statusit, do te jete nje sinjal i pagabueshem per investitoret e huaj dhe qendrat e huaja financiare". Se Shqiperia, sipas tij, tashme ka hyre ne nje rruge pa kthim dhe se ajo e ka plotesuar me se miri kushtin qe ka te beje me funksionimin e tregut. "Cka do te thote se institucionet jane te afta, kuadri ligjor rregullator dhe legjislacioni eshte aty dhe ne nivelin e kerkuar. Dhe se i gjithe mjedisi makro-ekonomik dhe klima financiare ne Shqiperi eshte e tille qe investitoret mund te vijne dhe te investojne duke minimizuar keshtu riskun e tyre", - argumentoi Bozdo. Nga ana tjeter, dy zv.ministrat kane bere me dije, se periudha e post-statusit, perkon per Shqiperine perfitime te drejtperdrejta te shtuara financiare nga Brukseli zyrtar, i cili aktualisht i jep vendit tone afro 80 milione euro ne vit, nga programi IPA. "Ne deri tani jemi mbeshtetur permes instrumentit IPA, me nje fature prej 80-85 milione eurosh, e cila do te jete deri ne 4 here me e larte. Pra, flasim per nje shume domethenese per mbeshtetjen institucionale dhe zhvillimi infrastrukturor ndaj vendit tone", - saktesoi Haldedaj lidhur me nje argument te tille. Ndersa Bozdo, do te shtonte pasketaj, se "me marrjen e statusit, Shqiperia do te kete gjithashtu edhe akses ne komponentet e tjere te ndihmes se paraaderimit ne Bashkimin Europian".