E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Drejtesise: 16 prej grevisteve kane marre kestin e pare Eva Gjura

Pas deklaratave te bera nga ish te perndjekurit se Ministria e Drejtesise nuk ka shqyrtuar dosjet e tyre ka ardhur edhe reagimi i Ministrise se Drejtesise. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise, Gerdjan Xhanari, eshte shprehur dje se, te gjithe aplikuesit per demshperblimin e ish te denuarve politike, te cilet kane permbushur kriteret ligjore jane trajtuar nga ministria e Drejtesise. Ne lidhje me 20 shtetasit qe jane ne greve, sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise tha se per "16 prej tyre kane perfunduar procedurat me Ministrine e Drejtesise, kane marre kestin e pare dhe ashtu sic deklaroi Ministria e Financave dje, po marrin edhe kestin e dyte. "Nderkohe, per sa i takon 4 shtetasve te tjere, ata kane aplikuar jashte afatit dhe qeveria ka marre persiper qe do t'i trajtoje keta kater shtetas ashtu si dhe 2000 te tjere, qe kane aplikuar jashte afatit dhe kete angazhim e ka shprehur edhe me propozimin qe ka bere per miratimin e trajtimit te ketyre kerkesave", - u shpreh Xhanari. Ai ka sqaruar me tej se qe nga viti 2008 jane dorezuar 20 mije e 589 kerkesa, nga te cilat 1600 kerkesa nuk plotesojne kriteret, ndersa 200 prej tyre jane depozituar jashte afateve te percaktuara me ligj. Ministria e Drejtesise theksoi me tej se per nje numer te konsiderueshem kerkesash ka perfunduar shqyrtimin administrativ i tyre, duke percaktuar masen perfundimtare te demshperblimit per cdo ish te denuar me Vendim te Keshillit te Ministrave. Xhinari ka sqaruar se ne keto vendime nuk jane perfshire kategoria e ish te denuarve, te cilet kane vuajtur denimin me internim-debim dhe jane rreth 4000 kerkesa, pasi ligji parashikon nje skeme pensioni, e cila duhet te propozohet nga Ministria e Financave dhe te miratohet me VKM. Sipas tij, kerkesat e depozituara ne Ministrine e Drejtesise jane te miratuara dhe te ndara sipas kategorive duke gjetur zgjidhjet perkatese: Ne menyre te detajuar zyrtari i ministrise se Drejtesise ka treguar punen qe ka bere ky dikaster. Jane miratuar 23 lista me VKM, per rreth 11.750 emra te ish te denuarve politike. Shuma totale per 23 listat e miratuara me VKM eshte rreth 46.637.430.414 leke; Fondi i miratuar i llogaritur per nje kest eshte 5.829.678.802 leke. Rreth 1000 kerkesa i perkasin kategorise se viktimave te pushkatuara padrejtesisht pa gjyq, per te cilat jemi ne pritje te paraqitjes se dokumentacionit provues nga aplikantet. Deri ne fund te vitit 2012 parashikohet permbyllja e shqyrtimit administrativ te ketyre kerkesave. Rreth 2300 kerkesa i perkasin kategorise "internim tela me gjemba", te cilat presin miratimin e projektligjit, i cili ne nenin 2, parashikon njohjen e aktit administrativ te leshuar nga Komisioni Trepalesh. Rreth 4000 kerkesa i perkasin kategorise "internim-debim", per te cilet pritet skema e pensionit e propozuar nga Ministria e Finances. Rreth 1600 kerkesa nuk plotesojne kriteret ligjore aktuale dhe keto kerkesa jane trajtuar me pergjigje negative sipas legjislacionit ne fuqi. Me tej, z. Xhanari thote se "Pervec 20.589 kerkesave te depozituara jane edhe rreth 2000 kerkesa qe jane depozituar ne protokollin e Ministrise se Drejtesise, por ende nuk ka filluar procesi i shqyrtimit administrativ, pasi aplikimet jane dorezuar jashte afatit ligjor. Per keto kerkesa do te filloje shqyrtimi administrativ pas miratimit e projektligjit".

Fondi i planifikuar per pagesat e demshperblimit.

•Ne vitin 2009, 2 miliarde leke,

•Ne vitin 2010, 1.4 miliarde leke,

•Ne vitin 2011, 1.4 miliarde leke,

•Ne vitin 2012, 1.7 miliard leke,

Nga viti 2009 deri ne dhjetor 2012 eshte miratuar fondi ne total 6.5 miliarde leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›