E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Greku vdiq nga overdoza

 

SARANDE – I riu grek ka humbur jetën nga overdoza. Këtë konkluzion dhanë dje ekspertët e ardhur nga Tiranë në morgun e Sarandës, për të bërë këqyrjen e trupit të 28-vjeçarit Gaxellos Vasilos. Vetëm ekspertiza ka përcaktuar qartë shkakun e vdekjes, pasi fillimisht u dyshua për vrasjen e tij, në afërsi të kufirit Shqipëri-Greqi. Por, policia e Sarandës është duke hetuar mbi rrethanat e konsumit të drogës dhe vdekjen e Vasilos. Ai dyshohet se ka qenë në prani të personave të tjerë kur ka injektuar drogë të fortë. Pas humbjes së jetës, me anë një kafshe dyshohet se është transportuar nga banesa e fshatit kufitar, Janjar, në afërsi të piramidës 54. Në hetim janë personat me të cilët dyshohet se 28-vjeçari ndodhej në momentet e fundit të jetës. Për policinë ka dyshime të forta se ai ishte përfshirë në trafikun e drogës. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›