E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lirohet” pas 8 muajsh shefi i urbanistikës

 

VELIPOJE - Ish-shefi i urbanistikës së komunës Velipojë, Lekë Marku, lë qelinë pas 8 muajsh qëndrimi në ambientet e paraburgimit të policisë në Shkodër. Dje Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, duke aplikuar edhe gjykimin e shkurtuar, e dënoi atë me 2 vjet burg dhe 340 mijë lekë gjobë, si dhe heqjen e të drejtës për të punuar në administratë për 6 vjet. Duke iu referuar më pas edhe nenit 59 të kodit penal, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për pjesën e pavuajtur të tij dhe dënimin me 3 vjet me kusht. Lekë Marku u arrestua në flagrancë më 30 qershor të vitit të kaluar me akuzën e korrupsionit pasiv. Ai u prangos teksa në një lokal në Shkodër i kishte marrë shumën prej 25 mijë lekësh një personi në këmbim të dhënies së lejes për vendosjen e një kioske provizore në plazhin e Velipojës, për sezonin turistik. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›