E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Kriza ka prekur sektorin e bujqësisë

Ekspertët e bujqësisë japin alarmin se kriza ekonomike globale e ka prekur tashmë këtë sektor në vendin tonë. Tregues është thellimi i ndjeshëm i deficitit tregtar për produktet ushqimore që në 2008 arriti nivelin e 540 mln Euro. 

TIRANE- Kriza ekonomike globale prek sektorin e bujqësisë. Ekspertët japin alarmin për thellimin e deficitit tregtar për produktet bujqësore që ka arritur nivelin alarmant të 540 milionë eurove. Sipas tyre, raporti eksport import në bujqësi ka arritur në 1 me 11 . kjo do të thotë që për cdo produkt që ne eksportojmë, importojmë 11 të tjerë.

Shqipëria për fat të keq vazhdon të thellojë në mënyrë shumë të ndjeshme bilancin e saj tregtar për importin e eksportin e ushqimeve. Viti 2008 u mbyll me një bilanc prej 540 milionë euro, pra u importuan rreth 600 mln euro dhe u eksportuan vetëm 60 milionë euro”- ka thënë Ismail Beka, drejtor i fondacionit gjerman GTZ që mbështet bujqësinë.

Ekspertët konstatojnë se tregues i krizës është edhe rënia e ndjeshme e konsumit të produkteve bujqësore, e cila po vihet re kohët e fundit. Sipas tyre, konsumatorët po blejnë vetëm ushqimet më të domosdoshme dhe po konsumojnë më pak fruta apo produkte të tjera të konideruara të dorës së dytë.

“Konsumatorët përpiqen të blejnë më pak, ose të blejnë mallrat e domosdoshëm. Tendenca e rritjes së importit është në produktet e drithrave dhe të vajit, dhe ka një rënie të produkteve të frutave, ose të prodhimeve të tjera që quhen produkte luski” vazhdon zoti Beka.

Ekspertët i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente afatshkurtra për të mbëhstetur bujësinë. Sipas tyre, duhet ndikuar në stimulimin e ciklit sezonal të prodhmit, si dhe të ndihmohen ato industri që blejnë lëndën e parë nga fermerët. (NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›