E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Dade: Berisha të mos përdorë aplikimin për fushate

Një ditë pasi Berisha dorëzoi në Pragë kërkesën e Shqipërisë, Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Arta Dade gjatë një konference për shtyp në selinë e PS, ka akuzuar kryeministrin se e përdori aplikimin për fushatë 

TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar sot lidhur me aplikimin e Shqipërisë si vend kandidad për t’u anëtarësuar në BE. Një ditë pasi Berisha dorëzoi në Pragë kërkesën e Shqipërisë, Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Arta Dade gjatë një konference për shtyp në selinë e PS, ka akuzuar kryeministrin se e përdori aplikimin për fushatë elektorale. “Berisha të mos përdorë aplikimin për fushatë, pasi aplimi nuk fsheh dështimet e dukshme të qeverisë”.
Dade kërkoi që të mos neglizhohet merita e PS në këtë proces të rëndësishëm e të shumëpritur për shqiptarët që sipas saj, Berisha e bëri jo paqëllim një muaj para zgjedhjeve.
PS thekson se në përgjigje të kërkesës së bëri Berisha në Pragë, Berisha mori apelin e ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. “Tani qeverisë i mbetet të garantojë zgjedhje të lira. Nga kjo varet edhe fati i shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE”, tha Dade.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›