Zgjedhjet, "Pronësi me drejtësi" pakt me LZHK-në
Koalicionit të “Polit të Lirisë” i është bashkuar sot shoqata “Pronësi me Drejtësi”. Firmoset marrëveshja. Prioritet: Zgjidhja e cështjes së pronave
TIRANE- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e inkuadruar në koalicionin e “Polit të Lirisë” firmosi sot marrëveshje me shoqatën’Pronësi me Drejtësi’ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që so të zhvillohen më 28 qershor.
Kreu i LZHK-së tha se “Është një moment i rëndësishëm që përfaqësuesit e kësaj shoqate do të konkurojnë në qarqet kryesore të vendit sipas marrëveshjes mes përfaqësuesve të kësaj shoqate, LZHK-së por edhe përfaqësuesve të tjerë brenda “Polit të Lirisë”, duke i dhënë frymë një lëvizjeje popullore”.
Shehi tha se për 18 vite partitë kryesore nuk kanë mbajtur premtimin për zgjidhjen e cështjes së pronave, dhe për “Polin e lirisë”, “zgjidhja e kësaj cështjeje dhe në vecanti kthimi dhe kompensimi i pronës pronarëve të ligjshëm përbën prioritet kryesor”.
Sekretari i shoqatës “Pronësi me Drejtesi”, Agim Toro nënvizoi se duhen zgjidhje të reja për pronat, dhe se qëndrimi i partive kryesore ndër vite ishte thjesht një demagogji.
Toro shpalli kandidaturën për deputet në qytetin e Durrësit, dhe theksoi se “ky organizëm nuk do të jetë kurrë parti politike, por është i domosdoshëm përfaqësimi në Kuvend i shtresës së pronareve.
Në fjalën e tij kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se është momenti për reflektim dhe se zgjidhja e cështjes së pronave është kërkesa kryesore për anëtarësimin në BE. Për Ndokën programi i Polit të Lirisë është shpresë e re për qeverisjen e Shqipërisë, ndërsa sulmoi programin e Partisë Demokratike si një program me demagogjitë e radhës“.
Kreu i LZHK-së tha se në Polin e Lirisë janë të mirëpritur edhe monarkistët.
(s.g/BalkanWeb)