Arrestohen 3 grabitësve në ish-kombinatin metalurgjik
Te 3 shtetasit u arrestuan, pasi një natë më parë, ata hynë në nënstacionin elektrik të ish -ndërrmarjes së Koksit në ish Kombinatin Metalurgjik për të vjedhur kabëll elektrik, ku si pasojë e rrymës elektrike të tyre, gjeti vdekjen nje i ri
ELBASAN-Tre shtetas u arrestuan në orët e vona të një nate më parë, nën akuzën për veprën penale “ vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
Burime të policisë lokale bënë të ditur se shtetasit Arben Haka 35 vjec, Ardjan Rama 35 vjec, si edhe Sajmir Duja 24 vjec, që të tre me banim në fshatin Bradashesh të komunës me të njejtin emër, u arrestuan, pasi një natë më parë, ata hynë në nënstacionin elektrik të ish -ndërrmarjes së Koksit në ish Kombinatin Metalurgjik për të vjedhur kabëll elektrik, ku si pasojë e rrymës elektrike të tyre, gjeti vdekjen 27- vjecari Blerim Duja. Lajmi për vdekjen e Dujës u bë i ditur dje, ku ai u gjet i karbonizuar si pasojë e kontaktit që kishte patur me nje tel korenti pas tentativës për të vjedhur ë ish-metalurgjik.
Policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një sopatë, një levë hekuri, mjete të cilat janë përdorur nga shtetasit e mësipërm.
(d.b/BalkanWeb)