Ekspertët: Na favorizoi klima dhe çmimet
30% më shumë eksporte bujqësore
Eksportet bujqësore gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti u rritën me 30 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se fruta-perimet kanë qenë më të kërkuarat në tregun e huaj.
Nga 18 mijë ton perime që janë eksportuar 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit janë eksportuar 28 mijë ton afro, 55% më shumë. Çmimet konkurruese si dhe cilësia e produkteve shqiptare janë dy prej arsyeve që prodhimet tona kërkohen nga tregjet e huaja. Ndërkaq, klima e ngrohtë dhe politikat mbështetëse ndaj fermerëve kanë favorizuar prodhimin vendas. Shtimi i prodhimit vendas duket se ka ulur interesin për produktet e importit. Pavarësisht rritjes së prodhimit, ekspertët mendojnë se politikat mbështetëse duhet të orientohen më shumë drejt infrastrukturës kryesisht asaj të vaditjes dhe standardizimit të tregjeve. Të dhënat e Ministrisë se Bujqësisë tregojnë se sasia e prodhimeve bujqësore të importuara gjatë gjysmës së parë të këtij viti u ul me 5 përqind, ndërsa produktet blektorale dhe agro-ushqimore shënuan ulje me 16 dhe 8 %.