Rama ne BE Berisha po rrit agresivitetin ndaj opozites
Pas marreveshjes se arritur dhe konsensusit qe po ve ne levizje te gjithe jeten parlamentare shqiptare dyshimi dhe shqetesimi i opozites eshte rritur ndjeshem. Ne takimet e zhvilluara me komisionerin per Zgjerim Stefan Fule europarlamentaren Tanja Fajon dhe drejtues te grupeve te Punes ne Parlamentin Europian kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka nenvizuar sidomos shqetesimin per ate qe ai e cilesoi si rritje te agresivitetit te qeverise dhe Kryeministrit ndaj opozites. E zberthyer kjo ne praktiken dhe terrenin shqiptar agresiviteti i padukshem verbal i Berishes me gjase po konstatohet nga opozita socialiste ne politika te ndryshme perdorimin e instrumenteve te pushtetit dhe padyshim ne proven e pashembullt qe shumica imponoi ne zgjedhjet per keshillat e qarqeve me kulm incidentet ne Fier. shte e natyrshme se pas sekuencave te percjella gjeresisht presioni eshte maksimalizuar per te siguruar rol te ri bllokues neser ne rast te ndryshimeve politike ne qender te cilat po behen te domosdoshme per vendin. Ne listen e takimeve te Rames jane perfshire thuajse te gjithe drejtuesit e se majtes europiane te mbledhur ne Kongresin e saj qe trajton pasojat e krize ekonomike. Nje problem qe mbetet aktual dhe tejet shqetesues eshte nevoja per transparence me statistikat per te mos ecur ne mjegullen e nje suksesi te rreme i veshtruar qarte ne pasojat e veta ne Greqi. Madje kjo ka qene teme diskutimi dhe deklarimi edhe ne biseden e zhvilluar me ish-kreun e qeverise greke Jorgos Papandreu. shte shume e rendesishme sot qe shqiptaret dhe klasa politike ne vend te jene te gjithe bashke per te bere transparencen e te gjitha te dhenave te realitetit ekonomik perndryshe shume shpejt do te gjendemi perpara nje stuhie qe do te ishte e tmerrshme per Shqiperine dhe shqiptaret. Ne kete aspekt eksperienca e qeverise se djathte te meparshme greke e cila fshehu te gjitha te dhenat eshte nje pervoje qe duhet te na mesoje shume theksoi pas tij kryetari i PS Edi Rama. Paraprakisht leksioni qe Papandreu ka dhene nisur nga pervoja e vet ka qene teper i thjeshte dhe domethenes. Sipas tij mungesa e transparences sjell korrupsionin i cili demton ne fund te fundit shtresen e mesme ata te cilet kane me shume fuqi e qe mund te sjellin me shume para barazi dhe drejtesi per shoqerine. Ajo cfare shqeteson tanime eshte jo fakti i ndryshimit politik ne Shqiperi por trashegimia e pushtetit qe i vene ne krahasim me rastin grek mundet te rezultoje fatal per vete qeverine e neserme socialiste. Kjo pasi thuajse si ne rastin e qeverise se konservatorit Konstandin Karamanlis qeveria e sotme shqiptare vijon te flase per rritje ekonomike e madje te hartoje buxhetin mbi fryme optimizmi. Ngjashmeria me Greqine edhe ketu tradhton te njejten filozofi drejtimi te udhehequr nga nevoja per suksese spektakolare si instrumente elektorale. Ne Greqi ne nuk patem transparence per buxhetin e as per sektorin publik. Kjo shkaktoi nje problem te madh me deficitin gje te cilen ne mund ta kishim ndaluar nese do te kishim pasur transparence eshte shprehur Papandreu i cili flet ne emer te nje vendi anetar te BE-se me standarde qe presupozojne imunitet nga manovrat ballkanike. Nderkohe ne kongresin e socialisteve ka marre pjese edhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto i cili perfaqeson Levizjen Socialiste per Integrim. Pritej ne fakt pjesemarrja e kreut te saj Ilir Meta por qe eshte shmangur per arsye qe lidhen ndoshta me situaten e brendshme ne Shqiperi. Prania e Haxhinastos ne takim per shkak te detyre se tij si minister i Jashtem krijon nje lloj kundershtie me perfundimet e kongresit sipas te cilit kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Sarkozy jane pergjegjesit kryesore per situaten ne Greqi cfare rrezikoi me pas dhe vende te tjera te Eurozones. Kjo ishte ne fakt edhe fjala e lamtumires e kryetarit te deritanishem te Partise Socialiste Europiane Poul Rassmussen.