E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit politike kërkojnë hapjen e dosjeve

Me parrulla ku shkruhej dënimi i krimeve të komunizmit, të përndjekurit ecën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar hapjen e të gjitha dosjeve të kriminelëve të kohës së diktaturës 

TIRANË- Ish të përndjekur politikë nga i gjithë vendi protestuan sot në mënyrë paqësore përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, duke kërkuar dënimet e kriminelëve të kohës së diktaturës. Me parrulla ku kërkohej dënimi i krimeve të komunizmit, të përndjekurit ecën përgjatë bulevardit duke kërkuar hapjen e të gjitha dosjeve të kriminelëve të kohës së diktaturës. Shumë prej tyre mbanin në duar foto të viktimave të komunizmit, të dënuar në burgjet e diktaturës në Shqipëri.
Të përndjekurit politikë kishin zgjedhur këtë protestë, në ditën e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha dhe kërkuan dënimin njëzëri nga të gjithë të krejt politikës së ndjekur prej tij, gjatë viteve të diktaturës.
Ata kërkuan më shumë vëmëndje nga Qeveria në dëmshpërblimin e tyre, në përmirësimin e kushteve të jetesës, të punësimit, studimit dhe integrimit në shoqëri.
(d.b/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›