E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përfundojnë legalizimet për 9 mijë ndërtime pa leje

9 mijë nga 23 mijë ndërtime pa leje në Qarkun e Vlorës, pritet të përfundojnë procedurat e legalizimit deri në muajin dhjetor. Këtë gjë e ka bërë të ditur për “News2”4, kreu i ALUIZMIT të Vlorës, Roland Tafili. 

VLORE- Së shpejti 9 mijë aplikues për legalizime në Qarkun e Vlorës, do të kenë në duart e tyre certifikatat e pronësisë, në zona të ndryshme të këtij Qarku. Në një intervistë për televizionin “News24”, kreu i AlUIZMIT zoti Roland Tafili, është shprehur se “numri më i madh i ndërtimeve pa leje janë në qytetin e Vlorës me gati 10 mijë të tilla, i cili pasohet nga qyteti tjetër bregdetarë i Sarandës dhe Orikumi”.
“Ndryshimet e ligjit të legalizimeve kanë shkurtuar në mënyrë të ndjeshme hallkat e procesit të legalizimit. dhe tashme mund te themi se Mbas matjeve që kemi kryer në territore të tëra të Qarkut të Vlorë, jemi duke proceduar me qytetarët për të mbyllur dosjet e tyre individuale”m u shpreh Tafili.
Zona e bregdetit nuk përfshihet në këtë shifër, pasi ajo hynë në zonat turistike për të cilat nuk ka ende një zgjidhje përfundimtare, por gjithsesi matjet dhe procedurat janë kryer edhe në këtë zonë si në çdo pjesë tjetër të qytetit të Vlorës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›