"Kerkuan te hipnin te gjithe ne varke"
Artan Cena
Tragjedia e Farkes, pervecse viktimave dhe te mbijetuarve, ka edhe deshmitare. Nje prej tyre eshte edhe Mine Dibra, bashkeshortja e Afrimit, pronarit te lokalit, ku darkuan 19 persona se bashku. Hetimet e policise se Tiranes, ende nuk kane dale ne nje perfundim ne lidhje me shkaqet perfundimtare, por percaktuan zyrtarisht si shkaktar te saj pikerisht te zotin e bar-restorant "Liqeni", qe ka lejuar mbingarkesen ne barke. E marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, bashkeshortja e 43-vjecarit te vdekur, Mine Dibra, ka dhene nje tjeter version ne lidhje me tragjedine, ne favor te bashkeshortit te saj, tashme te vdekur. Sipas saj, personat qe kane qene duke festuar ditelindjen i kane kerkuar Afrimit qe te ngjiteshin te gjithe ne barke se bashku, e jo ta benin rrugen vec e vec. Ne deshmine e saj, ajo tregon se i shoqi i kishte kundershtuar kete gje, por kembengulja e klienteve ka bere qe ata te ngjiten te gjithe ne bordin e varkes. Gazeta disponon deshmine e dhene ne polici nga 40- vjecarja Dibra.
Ku keni qene ne momentin qe ka ndodhur tragjedia dhe si eshte bere nisja nga njeri breg ne tjetrin?
Kam qene te lokali bashke me burrin dhe vajzen, ku punonim per klientet qe vinin. Pasi kishte mbaruar darka, te gjithe kane dale jashte, pasi do iknim, meqe dhe ditelindja kishte mbaruar. Burri im u ka thene qe te benin dy rruge si radhen e pare, por ata nuk kane pranuar, duke thene se do te iknin te gjithe njeheresh. Por, me gjithe kembenguljen e burrit, ata nuk kane dashur qe te ikin nje e nga nje. Burri i kishte sjelle me dy rruge me varke nuk ka dashur t'i nise te gjithe menjehere, pasi varka ishte e vogel dhe nuk mbante 20 veta, sa ishin ata. Por, kjo gje nuk eshte pranuar.
Po burri juaj merrej me transportimin e klienteve nga njeri breg ne tjetrin?
Meqe djali, i cili merret me kalimin e klienteve nga njeri breg te tjetri, kishte ikur ne shtepi qe pak para se te largoheshin klientet, i ka shoqeruar burri me varke. Por ai nuk ka dashur qe te nisen te gjithe bashke dhe nuk eshte faji i atij qe ndodhi kjo tragjedi, sic u tha nga policia. Nuk eshte ai shkaktari.
A kishin konsumuar pije alkoolike personat qe ndodheshin aty. A kishte ndonje gje ndryshe gjate mbremjes?
Po, ata pine disa gota, pasi kishin ardhur per te festuar ditelindjen e djalit te tyre, te kunatit, te shokut, sipas njerezve qe ishin te ftuar aty. Nga ora 20:00, qe ka filluar ditelindja deri ne oren 12 (24:00), ata kishin pire disa gota dicka normale per te festuar nje gezim familjar. Djali, Albani, bashke me Erionin, punonin ketu te ne, prandaj dhe u be ditelindja ne kete lokal.
Cfare ndodhi me pas?
Vajza ime u perpoq t'u vinte ne ndihme me nje barke tjeter, e cila nuk eshte ndezur, por e ka levizur me mjete te tjera. Me pas njoftuam edhe policine per te ardhur ne ndihme. Me vjen keq per kete tragjedi (mbyllet deshmia e 40-vjecares, e marre pak caste pas tragjedise).