E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet, buxheti probleme me shpenzimet

Buxheti i shtetit duket se i ka kaluar problemet me realizimin e te ardhurave, pasi ekspertet e ekonomise e kane fokusuar vemendjen e monitorimit te buxhetit, tek realizimi i investimeve publike. Fondacioni "Soros" ne bashkepunim me ekspertet te ekonomise, Gjergj Teneqexhi, Ardiana BerBeri etj, kane monitoruar ecurine e treguesve te buxhetit 2008. Sipas raportit te tyre edhe pse si 8-mujor treguesi i realizimit te investimeve jep pamje optimiste me 94 per qind, krahasuar me planin vjetor ky tregues eshte vetem 42 per qind. Sipas tyre ky planifikim i shpenzimeve buxhetore te qeverise deshmon edhe njehere per menyren jo efikase se si qeveria i planifikon investimet. Pasi sipas tyre kjo mund te krijoje rreziqe. "Perqendrimi i investime ne fund te vitit pervec presionit inflacionit shtron pyetjen se, eshte ne gjendje kjo administrate te kete zhvilluar procedura normale tenderimi, pra te mos kete lejuar tejkalim afatesh apo tejkalim kompetencash, gje qe ne na ben te dyshojme" tha Ardiana Berberi, ish zv/ministre e Financave. Ndersa eksperti Gjergj Teneqexhi, ish drejtor i buxhetit per disa vite ne Ministrine e Financave tha se "rreziku eshte qe ne fund te vitit te kete presion per rritje investimesh. Se sa efektive mund te jene ato, mbetet per t'u pare". Ne vleresimin e zhvillimeve te vitit 2008, per periudhen 8-mujore, sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, realizimi i te ardhurave buxhetore eshte konform planit dhe me nje tejkalim te lehte te programit sipas buxhetit shtese. Nderkohe qe, per te njejten periudhe shpenzimet buxhetore jane realizuar ne masen 96 per qind, ndersa shpenzimet kapitale jane realizuar rreth 95 %. Sipas ministrit Bode, ato jane mbi dy here me te larta se e njejta periudhe e vitit te kaluar. B. Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›