Vaksinat e reja, plani per Shqiperine
Plot 11 lloje te reja vaksinash do te vijne ne Shqiperi deri ne vitin 1012, ne menyre qe vendi yne te jete sa me pak i prekur nga semundjet. Instituti i Shendeti Publik po perpiqet t'i paraprije semundjeve nga te cilat preken me shume shqiptaret ne pergjithesi dhe femijet ne vecanti. Keshtu, strategjia e imunizimit, e prezantuar dje ne Ministrine e Shendetesise parashikon futjen e vaksinave shume te rendesishme, te cilat deri tani nuk jane aplikuar per popullaten.
Imunizimi
UNICEF, Organizata Boterore e Shendetesise dhe Ministria e Shendetesise kane diskutuar dje per programin e ri te vaksinimit te popullsise, i cili do te perfshije edhe moshat 15-17 vjec. Sipas planit, ne Shqiperi do te hyjne vaksinat e reja kunder hepatitit B te cilave do t'u nenshtrohen edhe adoleshentet. Ne vitin 2010 do te futet vaksina kunder Pneumokokut, ne vitin 2011 vaksina Rotavirus, si dhe vaksina per Hepatitin A dhe HPV (kunder kancerit te qafes se mitres). Sipas planit, disa vaksina te reja do te futen gradualisht, ndersa po punohet per futjen e vaksines se gripit falas, per popullaten e riskut. Perfaqesuesja e ISHP-se, Silva Bino, tha se plani i ri i programit te vaksinimit, apo te imunizimit, synon te ruaje arritje qe kemi deri tani, por natyrisht te fuse vaksina te reja, qe te jene mbrojtes ndaj me teper semundjeve. Synimi i planit te ri te vaksinimit, eshte shtrirja gradualisht pertej moshes 14 vjec, me te cilat eshte punuar deri tani. Sipas Binos, "vaksinat nuk kane munguar asnjehere, ato kane ardhur ne menyre te rregullt dhe kete vit dhe programi i vaksinimit ka vazhduar ne menyre te rregullt".
Te reja
Duke u ndalur tek vaksinat e reja qe synohet te futen ne vend, specialistja e Institutit te Shendetit Publik, Silva Bino tha se synohet qe ne vitin 2010, te futet ne Shqiperi vaksina ndaj Pneumokokut, shume e nevojshme, por paksa e shtrenjte (27 dollare). Kjo vaksine dhe ajo kunder Hib, pritet qe te luajne rol te rendesishme ne uljen e vdekshmerise foshnjore ne vendin tone. Strategjia e imunizimit synon te ruaje te gjitha sukseset e arritura deri tani nepermjet programit te imunizimit. Gjithashtu, ajo synon te zgjeroje kete program me sherbime dhe vaksina te reja dhe shtrirjen e tij pertej moshave tradicionale feminore, nepermjet mbeshtetjes teknike, financiare dhe sherbimeve e produkteve te sigurta. Keshtu, sipas burimeve nga ISHP sfidat e reja te programit te imunizimit jane: futja e vaksines se Hib, e perfshire ne ate pentavalente qe ne fillim te vitit 2009, kontrolli i hepatitit A dhe B, ruajtja e statusit si vend pa poliomielit, etj. Gjithashtu vaksinat qe priten te vijne ne Shqiperi brenda viti 2012 jane edhe ato te fruthit dhe rubeoles, vaksina e tetanosit, per te eliminuar kete semundje ne te gjitha grupmoshat. Futja e dozes se rikujteses ne moshen 18 vjec. Permiresimin e parandalimit te tetanosit, etj. Gjithashtu parashikohet futja e vaksines pneumokoksike ne vitin 2010, si dhe vaksina ndaj infeksioneve Rotavirus. Synohet edhe perforcimi i perpjekjeve te parandalimit te terbimit, ndersa pritet te sigurohen vaksina per meningokokun dhe ethet e verdha. Ne strategji synohet edhe ruajtja dhe forcimi i programit te imunizimit, ne kontekstin e reformes se sherbimeve shendetesore, mirembajtja dhe permiresimi i struktures se zinxhirit te ftohjes si dhe administrimi i sigurt dhe sigurimi i cilesise se vaksinave.