Prostitute nga varferia, denohet me dy muaj burg
BERAT- Ushtrimi i zanatit te prostitutes ne banesen e saj si e vetmja rruge per t'i mbijetuar varferise dhe per te rritur djalin e saj te mitur, i ka kushtuar shtrenjte nje 26 vjecareje nga qyteti i Kucoves. E shpallur ne kerkim prej fundvitit te kaluar, V. Musollari eshte prangosur diten e djeshme pas vendimit te Gjykates se Beratit qe e ka denuar me dy muaj burg ne mungese per "ushtrim prostitucioni". Burime zyrtare te policise thane se ekzekutuan urdhrin e Prokurorise se Rrethit ne ngarkim te 26 vjecares, i leshuar kater dite me pare. Me vendimin numer 153 te disa diteve me pare, gjykata ka perfunduar gjykimin ndaj Musollarit dhe e ka shpallur fajtore ne lidhje me akuzen e ngritur. Nena e nje femije, banuese ne lagjen "11 Janari" eshte paditur nga organi blu i qytetit te Kucoves ne prokurori per ushtrim prostitucioni, nderkohe qe i kish shpetuar policise. Pas divorcit ajo gjente si rruge mbijetese sigurimin e klienteve te moshave te ndryshme, te cileve u kerkonte ne shkembim te kenaqesise seksuale vetem 1 mije leke. Gruaja u zbulua ne fund te vitit 2007 nga policia, ndersa kete aktivitet e ushtronte qe prej vitit 2006. Ndersa priste perfundimin e gjyqit ne mungese, 26 vjecarja eshte fshehur po ne qytetin e Kucoves, ndersa kjo liri ka zgjatur vetem pak muaj.
E.Hazizolli
E.Hazizolli