E Diel, 1 Nëntor 2026

Furnizojne makinen me nafte, paguajne 10 mije leke false

Sarande- Kartemonedhat e falsifikuara vene ne alarm policine e Sarandes. Dy te rinj jane arrestuar mesditen e djeshme nga agjentet e Sektorit te Krimit Ekonomiko-Financiar, ndersa u bllokuan 10 mije leke te prerjeve nje mije lekeshe, qe dyshohet se jane false. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit jane Shpetim Ibrahimi, 22 vjec, dhe Xh. M., i mitur 15 vjec, banues ne Sarande. Por shkak per zbulimin e ketij fakti do te behej furnizimi i mjetit me karburant nga te rinjte, qe perdoren pikerisht monedhat false. Mesohet se duke drejtuar autoveturen tip "Benz Mercedes" me targa te Sarandes, te dyshuarit kane ndaluar ne nje karburant prane rruges nacionale Sarande-Delvine. Punonjesit i kane kerkuar mbushjen e serbatorit me 80 litra nafte. Pas furnizimit i kane lene ne dore 10 mije leke duke u larguar me shpejtesi. I shtyre nga kurioziteti, punonjesi ka verifikuar nese kartemonedhat ishin te rregullta, duke i nxjerre ne driten e diellit, por aty ka vene re se ishin false. Ne fillim ka njoftuar pronarin e tij dhe me pas komisariatin e policise. Brenda disa oresh eshte bere ndalimi i te dyshuarve edhe ne baze te se dhenave te mjetit, duke i izoluar ne paraburgim. Nje ekspert nga policia e Vlores ka mberritur po dje ne Sarande per te hetuar rastin pasi po investigohet origjina e lekeve dhe nese jane prodhuar me makineri brenda vendit.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›