E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet e Ekonomise Ulja e kostos se lekut hap i nevojshem

Ulja e kostos së lekut ishte një hap i duhur nga ana e Bankës së Shqipërisë, në një kohë kur konsumi ka rënë djeshëm dhe inflacioni gjendet në minimumin e tij historik. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se një veprim i tillë është mekanizëm i nevojshëm dhe madje nuk do të ishte çudi që të ketë edhe një ulje tjetër të normës bazë të lekut, me qëllim nxitjen e investimeve dhe të kreditimit ne leke.
Por sa janë të gatshme të transmetojnë bankat e nivelit të dytë uljen e normës bazë të monedhës kombëtare?
Deri tani, efektet e zbritjes së këtij treguesi nuk janë ndjerë dukshëm në interesat e kredive që japin bankat. Megjithatë, ekspertët e fushës ekonomike vlerësojnë se këto efekti priten të ndihen në një periudhë 2-3 mujore.
Ulja e normës bazë të lekut pritet të japë një efekt të vogël edhe në uljen e borxhit publik. Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të lekut me 0.25 për qind, duke e çuar në 4.25 pikë për qindje. Kjo është norma më e ulët historike e monedhës kombëtare, lek.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›