Tajlande arrestohet bankieri italian
Një bankier italian, i dënuar në mungesë për lidhjet e tij me mafian, u arrestua të dielën në Tajlandë. Lajmin e kanë bërë me dije autoritetet vendase. Vito Palazzolo, 64 vjeç, është shpallur fajtor dhe dënuar me nëntë vjet heqje lirie për pastrim parash për llogari të mafias siçiliane të “Cosa Nostras”. Ai ishte i përfshirë në rrjetin famëkeq “Lidhja e Picës”, një operacion mafioz që mundësonte eksportin e drogës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1970-80 dhe përdorte disa piceri për të mbuluar gjurmët.
Palazzolo gjithmonë i ka mohuar akuzat dhe u shpreh se do të luftojë kundër ekstradimit. Për vite me radhë, ai i shpëtoi përballjes me ligjin duke jetuar në Afrikën e Jugut, ku autoritetet refuzonin arrestimin për llogari të drejtësisë italiane.
Autoritetet italiane me anë të një komunikate kanë bërë me dije se kishte gjetur vendndodhjen e të shumëkërkuarit, duke ndjekur lëvizjet e kryera prej familjes së tij.
Palazzolo konsiderohet fajtor për pastrimin e dhjetëra milionë eurove për mafian, ndërsa punonte si bankier në Zvicër. Ai ka pranuar akuzën e riciklimit, por është shprehur se ka vepruar nën kërcënim.Palazzolo ka parë, tha ai përpunuar fonde për grupin e mafias në vitin 1982, por argumentoi se ai kishte qenë i kërcënuar.