Ekspertet e FBI-se shtyjne ardhjen ne Tirane
Edhe pse dje ishte dita e deklaruar per mberritjen e gjashte eksperteve te Byrose Federale te Investigimit, FBI, ne aeroportin e Rinasit mesohet se grupi i specialisteve nuk arriti te vinte. Arsyet nuk u bene te ditura, ndersa pritet qe te mberrijne diten e sotme. Lajmi eshte konfirmuar nga Prokuroria e Pergjithshme, e cila nuk ka marre asnje njoftim zyrtar ne lidhje me nisjen e tyre per te mberritur ne Shqiperi dhe marre pjese ne hetimet e ngjarjes se Gerdecit. Premtimi per bashkepunim gjate hetimeve, keqyrjes me mjete te specializuara dhe identifikimit te kufomave eshte dhene disa dite pas ngjarjes dhe pas letres se Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, drejtuar ambasades amerikane. Diten e djeshme pritej qe 6 ekspertet e specializuar per keqyrjen e vendngjarjeve pas shperthimeve dhe analizat e ADN-se, te nisnin nga puna, duke iu bashkengjitur grupit hetimor shqiptar. Por ne zyrat e prokurorise nuk kishte mberritur ndonje njoftim zyrtar per nisjen e tyre nga SHBA-te. Burime nga organi qendror i akuzes thane se grupi i eksperteve pritet te vij ne oret e ardhshme. Pajisjet bashkekohore te eksperteve amerikane do te mundesojne ekspertizen e vendit te shperthimit dhe identifikimet e 4 kufomave ne morg, bashke me pjeset e trupave.