E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarake te OKB-se e NATO-s ne krater

Zonen e Gerdecit pas ngjarjes e kane vizituar edhe ushtarake te larte te organizmit te NATO-s dhe eksperte te Kombeve te Bashkuara, OKB, per te ndihmuar koleget shqiptare ne pastrimin e zones se minuar dhe percaktimin e nivelit te ndotjes dhe radioaktivitetit. Javen e kaluar nje ekip i OKB-se zbarkoi ne Gerdec i kryesuar nga specialisti per katastrofat, Alois Hirschmugl, i cili mori kontakte me drejtues te ushtrise shqiptare dhe forcat e xhenios, duke inspektuar zonen e Vores e fshatrave Marqinet e Gerdec. Ndersa ne fundjave te pranishem ne krater kane qene edhe eksperte te NATO-s per te dhene asistencen e tyre ne cminimin e zones dhe hetimet paraprake per shkaqet e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›