E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit, qesharake një vit pas ngjarjeve të 21 janarit”

25-01-2012 / Gazeta 55

Fatos Hoxha, deputeti i PD-së dënon arrestimin e kryegardistit, denoncon mos marrjen e asnjë mase për organizatorët

Vendimi i prokurorisë qesharak një vit pas ngjarjeve Partia Demokratike e quan qesharak vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kërkesë të vonuar një vit, për heqjen e imunitetit të tri deputetëve socialistë për ngjarjen e 21 janarit. Fatos Hoxha, deputeti i PD-së, njëkohësisht edhe anëtarë i Komisionit Hetimor Parlamentar për 21 janarin e quan absurd kërkesën një vit më pas të Prokurorisë së Përgjithshme për dorëzimin e imunitetit të deputetëve socialist, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare. “Është qesharake, është një turp i prokurorisë shqiptare. Dje (pardje) ka kërkuar të heqë imunitetin e tre deputetëve, po në fakt ka pas kohë që brenda këtij viti që ka kaluar të vinte prapa hekurave të gjithë drejtuesit që janë shumë të qartë, se për veprimet e tyre në atë grusht shtetit të turpshëm ndaj institucioneve të shtetit shqiptar”, tha Fatos Hoxha, deputet i PD-së. Deputeti Hoxha thotë se po mbahet prej një viti në burg një oficer i gardës pa pasur asnjë provë konkrete nga ana e Prokurorisë. Ai komenton gjithashtu edhe urdhër arrestin për komandantin e gardës, të cilën sipas Hoxhës, prokuroria po e përdor për arsye politike. “Dje (pardje) ka ndodhur në këndvështrimin tim goditja më e rëndë që ka marr shteti shqiptar, pavarësisht se në jubileun e 100-vjetorit të tij. Atë standard që vendosi për herë të parë në 21 janar 2011, ku institucionet e këtij shteti demokratik nuk mund të preken nga askush, dje u rrëzua ky standard me kokëfortësinë politike të prokurorisë shqiptare me mbështetjen e presidentit në bashkëpunim me liderin e opozitës Edi Rama. Ndalimi i djeshëm i drejtuesit të gardës tregoi qartë sulmin politik që po i bëjnë kjo treshe kësaj mazhorance”, tha Hoxha. Sipas Hoxhës, edhe pse ka kaluar një vit, nuk ka ende një masë arresti për organizatorët e 21 janarit dhe aktet anti-kushtetuese të ndodhura atë ditë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›