PS: Qeveria deshtoi ne menaxhimin e kufijve

Partia Socialiste, duke iu referuar tragjedise se fundit te Butrintit ka denoncuar deshtimin sipas saj te qeverise ne menaxhimin e kufijve.
Duke folur ne nje deklarate per shtyp, socialistja Arta Dade ka deklaruar se kur te vije ne pushtet PS do t’iu ofroje shqiptareve ate siguri qe kjo qeveri nuk ishte ne gjendje t’iu jape.
“Nje nga arsyet qe ne na ben te shqetesohemi eshte deshtimi ne menaxhimin e kufijve dhe ngjarja tragjike e Butrintit sherben edhe si moment reflektimi per ate qe PS duhet t’iu ofroje shqiptareve kur te vije ne pushtet. Ne do te ofrojme shqiptareve ate qe kjo mazhorance nuk arriti t’ia u jape”, ka pohuar Dade.