E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau gruan, prokuroria ndërpret gjykimin e bashkëshortit.

 

Krujë- Ndërpritet gjykimi ndaj Sefedin Docit i cili akuzohej për vrasjen e bashkëshortes së tij me 13 gusht të 2007-ës. Prokurori i rrethit Krujë e ka parë të arsyeshme ndërprerjen e gjykimit pasi sipas tij dosja nuk është plotësuar. Ai gjykon se duhen thirrur në hetim Ramadan Doçi, vëllai i të pandehurit si dhe mjeku i fshatit Tapisë, Laim Bushi. Që të dy kanë qenë nën akuzë nga ana e prokurorisë përvrasjen e Fitnete Doçi dhe janë thirrur si dëshmitarë. Vdekja e Fitnete Docit fillimisht është deklaruar si vetëhelmim nga bashkëshorti dhe dhe familjarët e tij. Por ishin dyshimete familjes së viktimës që kërkuan ekspertizën e mjekësisë ligjore prej nga rezultoi se në trupin e pajetë të 26 vjeçares nuk kishte shenja helmimi, por shenja dhune fizike. Ekspertët thanë se vdekja e saj ishte shkaktuar nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes për shkak të shtrëngimit në fyt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›