E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet kontabel, krijohet bordi i monitorimit

Ekspertet kontabel te autorizuar posacerisht per auditimin e bilanceve te bizneseve te medha, tani do te mbikeqyren nga nje bord i posacem. Ngritjen e struktures se monitorimit e ka miratuar dje Keshilli i Ministrave, per te rritur kontrollin tek ky grup ekspertesh te cilet dyshohen se bejne dy bilance, nje per tatimet dhe tjetrin per zoteruesin e biznesit. Kjo menyre operimi nga ekspertet kontabel te qeverise, ka krijuar mjaft deme ne arken e shtetit. Bordi i monitorimit eshte nje organ kolegjial, i perbere nga shtate anetare, te emeruar nga ministri i Financave per nje mandat 4-vjecar, me te drejte rizgjedhjeje jo me shume se dy here radhazi. Sipas percaktimit ligjor, kryetari dhe tre anetare, te cilet duhet te jene persona qe nuk e ushtrojne profesionin, ndersa tre anetare te tjere, duhet te jene persona qe mund ta ushtrojne profesionin ne praktike, me nje pervoje jo me pak se 5 vjet ne auditimin ligjor te pasqyrave financiare te shoqerive tregtare. Bordi mund te percaktoje rregulla te hollesishme per procedurat specifike te punes, per raste e ceshtje te caktuara. Bordi raporton tek ministri i Financave nje here ne vit, brenda 3-mujorit te pare te vitit pasardhes, permes nje raporti me shkrim, ku jepen me hollesi, problemet e profesionit te ekspertit kontabel, te regjistruar, zgjidhjet e dhena dhe vendimet e marra. Bordi gjithashtu eshte autoriteti, qe vendos per heqjen apo pezullimin e se drejtes per ushtrimin e veprimtarise per shoqerite audituese dhe ekspertet kontabel, te regjistruar, sipas rasteve te parashikuara ne ligj. Ekspertet kontabel te regjistruar, gjithashtu kane te drejten e ankimimit te vendimit te marre nga bordi. Brenda 1 muaji nga data e njoftimit te vendimit, subjekti i drejtohet me nje kerkese me shkrim bordit, per rishqyrtimin e vendimit te marre. Bordi duhet te shprehet detyrimisht brenda 1 muaji nga data e depozitimit te kerkeses.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›