E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka internet, bllokohet aplikimi per pasaporta

Probleme me internetin, dhjetera emigrante mbeten pa aplikuar per pasaporta biometrike ne Elbasan. Interneti mungon qe nga e hena ne zyren e aplikimeve, kurse emigrantet shprehen se kane tre dite qe presin para dyerve dhe nuk mund te aplikojne. Punonjesit e zyres se aplikimit, nuk iu japin asnje pergjigje. Per pasoje para zyrave eshte krijuar gjendje mjaft e tensionuar. Me tone mjaft te ashpra, emigrantet kerkojne qe te zhbllokohet sa me pare situata. "Duam qe shteti te nderhyje e te zgjidhe nje ore e me pare kete 'ngerc'", shprehet emigranti Asllan Hoxha. Ata kerkojne qe shteti t'i ndihmoje, pasi rrezikojne te humbasin qendrimin, ne vendin ku punojne.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›