E Shtunë, 31 Tetor 2026

"INSIG", miratohet formula e re e shitjes

Blerina Hoxha

Qeveria do te nxjerre ne rishitje "INSIG"-un, kompanine shteterore te sigurimeve, nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar. Ne kete skeme te re shitjeje, shteti do te privatizoje 100 % aksionet e kompanise e cila deshtoi ne tenderin e organizuar per kete qellim. Ligji i ri per shitjen e kompanise eshte me fleksibel. "Nese bleresit e mundshem ofrojne cmime blerjeje nen vleren mesatare, negociohet me ofertuesit per rritjen e cmimit te ofruar. Kriteri i perzgjedhjes se bleresit/bleresve, do te jete cmimi", percaktohet ne vendimin e ri. Sakaq cmimi nuk mund te jete me i ulet se vlera mesatare, e percaktuar ne raportin e vleresuesit nderkombetar. Cmimi, sipas percaktimit te ri ligjor duhet te jete me i larte nga ai i ofruar nga bleresit e kualifikuar ne fazat e meparshme te procesit te tenderit te hapur nderkombetar. Projektmarreveshja e shitjes gjithashtu miratohet ne Keshillin e Ministrave. Gjithashtu ajo nenshkruhet nga ministri i Financave dhe perfaqesuesi i bleresit. Shpenzimet e lidhura me pagesen e keshilltarit te privatizimit dhe ato te lidhura me suksesin e privatizimit perballohen nga arketimet, prej shitjes se aksioneve te "INSIG". Shpenzimet e tjera, te nevojshme gjate fazes se pare, perpara transferimit te aksioneve ne favor te bleresit/bleresve, perballohen si pjese e kostos operacionale te "INSIG", thuhet ne vendimin e qeverise. Transferimi i aksioneve ne favor te investitoreve te perzgjedhur, sipas ketij ligji, behet ne nje monedhe te huaj, sipas percaktimit te bere nga ministri i Financave. Kur edhe pas perzgjedhjes dhe transferimit te aksioneve, sipas ketij ligji, kane mbetur aksione te pa shitura, ato u shiten me oferte publike subjekteve private shqiptare, brenda tri vjeteve nga data e transferimit te kesaj pjese te aksioneve. Pagesa per shitjen e aksioneve subjekteve private shqiptare, behet ne monedhen vendase. Investitoret, pjesemarres ne procesin e shitjes se aksioneve te "INSIG", duhet te respektojne kerkesat e parashikuara nga legjislacioni ne fuqi dhe ne menyre te vecante, kerkesat e parashikuara nga legjislacioni tregtar dhe ai i sigurimeve ne Republiken e Shqiperise. Sipas vendimit te qeverise, investitoret e perzgjedhur sipas ketij ligji, per zoterimin e aksioneve te "INSIG" duhet te bien dakord, paraprakisht, per te miratuar cdo ndryshim te nevojshem ne statusin e kesaj shoqerie, per nenshkrimin e aksioneve te shoqerise nga aksioneret e rinj, sic parashikohet ne kete ligj dhe te mbrojne te drejtat e aksionereve ne minorance te shoqerise, sipas standardeve bashkekohore te drejtimit te perbashket.

"INSIG", si ka deshtuar procesi i privatizimit te kompanise

Kompania amerikane "American Reserve Life insurance", e cila fitoi garen per privatizimin e INSIG vitin qe shkoi, hoqi dore nga kompania per shkak te krizes ne te cilen ndodhej kompania. Amerikanet e blene shoqerine e vetme shteterore te sigurimeve "INSIG", per shumen totale prej 41 milione eurosh, vlere e cila nuk u derdh kurre ne arken e shtetit per shkaka te amullise qe krijoje kriza financiare nderkombetare edhe ne buxhetin e "American Reserve Life insurance", e cila tentoi te blinte "INSIG". Instituti i sigurimeve "INSIG" eshte krijuar me 31 korrik 1991 me miratimin e ligjit nga Parlamenti shqiptar per krijimin e Institutit te Sigurimeve, duke e ndare ate nga Instituti i Arkave te Kursimit dhe Sigurimeve. "INSIG" mbetet shoqeri e fuqishme ne tregun e sigurimeve ne kushtet e nje konkurrence te plote dhe me nje shtrirje rajonale ne territorin e Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Qe nga krijimi i tij dhe deri ne vitin 2000, Instituti i Sigurimeve ka qene institucion shteteror. Viti 2000 do te shenonte fillimin e hapave per privatizimin e kompanise duke e kthyer ate ne nje shoqeri anonime, mbeshtetur ne vendimin e Keshillit te Ministrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›