E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ekonomia, ecuri pozitive

Zhvillimet financiare gjate vitit te kaluar kane pasur nje trend pozitiv. Kjo situate, sipas ministrit te Financave, është shoqëruar edhe me një rënie te konsiderueshme te inflacionit. Gjate paraqitjes se ecurisë të ekonomisë gjate vitit 2010, zoti Bode beri fajtor pushtetin vendor ne lidhje me borxhin publik. Ndërkohë, i pyetur ne lidhje me draftin e propozuar nga kryeministri Berisha për te ndërhyrë ne transaksionet bankare si dhe ne tarifat e operatoreve te telefonisë se lëvizshme, kreu i financave nuk pranon te tregoje masën e taksave te parashikuara duke deklaruar se do te përdoret nje model i huaj. Ministri Bode ka theksuar me tej se rritja ekonomike për vitin 2011 parashikohet te ketë një rritje me 5.5% te GDP. Kreu i financave tha se janë realizuar me tepër te ardhura se një vit me pare, e cila u parapri ne analizën vjetore te Drejtorisë se Doganave.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›