E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: 2011-a, vit stanjacioni

Ekonomia shqiptare do te shënojë stanjacion për këtë vit. Ky është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas te cilit, shpresa për rritje te ekonomisë deri ne 4 për qind do te ripërtërihet vetëm ne vitin 2012. Ne raportin e pare për vitin 2011 FMN thotë se ekonomia shqiptare rrezikohet nga inflacioni, papunësia dhe sistemi bankar. Ne analizën e Fondit theksohet se problemet financiare ne bllokun 27 anëtarësh, janë shkaktaret e destabilitetit te mbare ekonomisë globale. Evropa ka nevoje te rrisë fondin e shpëtimit financiar për vendet e BE-se qe mund te përfshihen nga kriza. Një tjetër rekomandim ka qene dhe ndërmarrja e me shume veprimeve për te rritur besimin drejt sistemit bankar. Ne qendër te diskutimeve mbeten Greqia dhe Irlanda si vendet e prekura me shume nga kriza ekonomike dhe te ndihmuara financiarisht nga BE dhe FMN ne 2010. Deri me tani, ekonomia nr 1 e Evropës, Gjermania e ka kundërshtuar propozimin e rritjes se fondit me argumentin se nuk dëshiron te rrezikoje te ardhmen financiare te vendit apo te monedhës euro. Sipas fondit, ekonomia globale do te rritet ne 2011 me 2 ritme qe do te thotë, ekonomitë e avancuara do te rriten me 2.5% ndërsa ekonomitë emergjente me 6.5%. Gjermania do te jete edhe këtë vit timoni drejtues për ekonominë evropiane ndërsa SHBA dhe Turqia mund te rezervojnë surpriza e këtij viti.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?lzc5IKNRyTg","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›