Unifikim i Abetares midis Shqipërisë e Kosovës

Kreu i arsimit shqiptar Myqerem Tafaj, udhëtoi drejt Prishtinës ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij për të intensifikuar këtë bashkëpunim.
Ministria kosovare bëri të ditur se, "gjatë takimit mes ministrave Buja dhe Tafaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre një vend të rëndësishëm zuri çështja e Abetares së përbashkët, për të cilën tashmë është formuar një grup pune i përbashkët dhe synohet nga të dyja shtetet, që kjo Abetare të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013".
Të dy ministrat premtuan se do të punohet seriozisht edhe më tutje në drejtim të harmonizimit të planeve dhe programeve, për të cilën tashmë janë duke punuar 9 grupe të përbashkëta. Ministri Tafaj duke folur rreth gjendjes së arsimit në Shqipëri u shpreh se, "është arritur një shkallë më e lartë e përfshirjes në të gjitha nivelet e arsimit dhe veçanërisht në sistemin e arsimit parashkollor".
Ai tha se në Shqipëri jemi duke i kushtuar më shumë rëndësi arsimit profesional, ndërsa lavdëroi punën, që është bërë në Kosovë në këtë fushë. "Reforma në arsimin profesional është reforma më e rëndësishme, sepse i shërben zhvillimit ekonomik dhe shkallës së punësimit", tha ministri Tafaj, duke shtuar se qeveria do të vazhdojë të ndajë kuotën prej 10 për qind për të interesuarit nga Kosova për studime të doktoraturës në Shqipëri./Start/
2011-10-31 15:33