Të dhënat e censusit pas një muaji

Në një konferencë shtypi për këtë qëllim, ajo sqaroi se pas mbledhjes së të gjithë pyetësorëve në INSTAT, do të nisë procesi i mbledhjes së të dhënave paraprake, që parashikohet të dalin pas rreth një muaji.
"Do të kemi një numër të rezidentëve në Shqipëri, një numër të popullsisë të ndarë nëpër prefektura dhe ashtu si edhe numrin e banesve të banuara dhe të pabanuara", tha Nurja.
Nurja bëri të ditur se pas përpunimit paraprak të këtyre të dhënave do të kryhet një anketë tjetër që quhet post censusi, e cila ka qëllim për të vlerësuar punën e bërë në terren dhe cilësinë e mbledhjes së të dhënave "Të dhënat do të ndihmojnë për hartimin e politikave sa më të mira dhe është në të mirë të qytetarëve shqiptarë", deklaroi Nurja.
Procesi i regjistrimit të banesave dhe qytetarëve nisi më 1 tetor. INSTAT njoftoi se ai do të zgjaste 3 javë. Por duke parë ecurinë, ku një pjesë e mirë e shtetasve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të mëdha, për shkaqe të ndryshme nuk mundën të regjistroheshin, INSTAT tha se nevojitej edhe një javë kohë për të përmbyllur me sukses procesin. Në javën e fundit të tetorit, në terren dolën kontrollorët, të cilët kontrolluan punën e regjistruesve, si dhe regjistruan edhe të vonuarit.
Censusi jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.
Të dhënat e Censusit do të sigurojnë këtë informacion dhe do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse të planifikojnë mbi baza reale dhe të hartojnë politika për nevojat konkrete në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj. Për më tepër të dhënat e Censusit mundësojnë krahasimin midis qyteteve dhe zonave, kështu që institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare mund të ndjekin me lehtësi zhvillimet dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre më me saktësi. /S.Ll/Start/
2011-10-31 15:32