Eksperti: Ende në Beograd ëndërrojnë "Serbinë e Madhe"
"Gjërat që ekzistojnë gjatë, me kohë pranohen", tha për radion "Evropa e Lirë" eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Vojin Dimitrijeviç, duke iu referuar njohjes së Kosovës nga mbi 60 shtete. Drejtori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Beograd dhe një nga juristët më të njohur të këtij vendi, i pyetur nga kjo radio nëse argumentet e të dyja palëve në procesin në GJND janë bindëse, u përgjigj se nëse shikojmë nga aspekti juridik, çështja do të jetë shumë interesante, sepse për herë të parë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të parashtrohen pyetje, të cilat asnjëherë më parë nuk kanë mundur të bëhen, e ato janë: Si është krijuar një shtet i ri? A është legal ose jo krijimi i tij? Ndërkaq, pyetjes se a lejon Rezoluta 1244 të shpallet pavarësia, apo jo, Dimitrijeviç iu përgjigj me fjalët: "Që të jem korrekt, të dyja palët mund të thonë se Rezoluta 1244 nuk është sqaruar deri në fund. Në bazë të kësaj rezolute dhe Marrëveshjes së Kumanovës, është dashur që t‘u mundësohet disa organeve serbe të kthehen dhe këtë nuk e kanë bërë. Në anën tjetër, Rezoluta 1244 thirret në bisedimet e Rambujesë, konkluzionet e së cilës Serbia asnjëherë nuk i ka miratuar. Pastaj janë nxjerrë udhëzime nga rezolutat, që nënkuptojnë mbajtje të referendumit në Kosovë. A është kjo që ka ndodhur në Parlamentin e Kosovës e barabartë me referendum? A ka mandat Parlamenti i Kosovës ta bëjë një gjë të tillë, apo kjo ka rrjedhur nga Rezoluta 1244 dhe është keqpërdorur? Sipas Dimitrijeviçit nuk është real vazhdimi i bisedimeve, në kuptimin e gjetjes së zgjidhjeve të tjera, në çka insiston Beogradi. Ndërkaq, duke iu referuar një pyetjeje tjetër të radios "Evropa e Lirë", se çfarë do të kishte zgjidhur, të themi, një kongres si ai i Berlinit, Dimitrijeviç përmendi çështjen e Republikës Serbe në Bosnjë, e cila lidhet me çështjen e Kosovës. Në disa koka mendohet se kështu do të kompensoheshin. "Ju e dini që në Serbi ekzistojnë njerëz të atillë që ende besojnë në një Serbi të Madhe dhe kështu, së paku, të marrin ato pjesë ku serbët janë shumicë".
Dimitrijeviç përmendi edhe opsionet për ndarjen e Bosnjës dhe të Kosovës, të cilat kundërshtohen nga bashkësia ndërkombëtare. Por shtoi se "i tërë procesi i GJND-së po paraqet disa të drejta, në kuadër të së cilave mund të bëhet diç dhe gjithashtu paraqet një evoluim të pashmangshëm". Rreth të drejtës së ndarjes ai u shpreh: "Në këtë kohë, nuk mund të thuhet se kjo fushë është aq e lirë, siç ka qenë më parë, por e drejta ndërkombëtare ka ofruar prova. Nëse diçka ekziston për një kohë të gjatë, ajo do ta pranojë atë dhe, e kundërta, nëse nuk ekziston një gjë për një kohë të gjatë, nuk do ta pranojë. Ja, për shembull, ka mundur të ekzistojë Republika e Qipros Veriore dhe e ka pranuar vetëm një shtet, e kjo ka bërë të duket sikur nuk ekziston fare. Ndërkaq, në këtë rast janë mbi 60 shtete që e kanë pranuar (Kosovën), e të tjerat jo. Nëse do të shtohej numri i atyre që e pranojnë, atëherë edhe e drejta ndërkombëtare nuk do të thotë që nuk është në pronësi të saj. Prandaj, në të drejtën ndërkombëtare do të thuhet se gjërat që ekzistojnë gjatë, me kohë pranohen, kjo nuk është risi", i tha "Evropës së Lirë", Vojin Dimitrijeviç.