Të penguar në startin e së njëjtës ëndërr!
Dhjetori në Shqipëri është një muaj protestash dhe meditimesh. Ky i sivjetshmi mund të quhet më i nervozuari qysh prej afro dy dekadash. Dhe kriza politike, ka sjellë: të dyja palët në shesh, të dyja palët betohen për Europën e shenjtë dhe akuzojnë njëra- tjetrën se "i kanë dhënë shkelmin Europës". Por, në të vërtetë, nuk është kthimi te pamja e frikshme e mitingjeve dhe antimitingjeve, e protestave të studentëve dhjetoristë dhe e "vullnetarëve të Enverit", ajo që shkakton nervozizmin e këtij dhjetori. Burimi i tensionit dhe mospërmbajtjes është më i thellë. Kanë kaluar dy dekada dhe tashmë njerëzit kanë të drejtë të pyesin: Cila është historia që kemi jetuar, çfarë historie ka shkruar klasa e re, elita e re, lidershipi i ri, prej asaj kohe kur komunizmi mbeti një dukuri e historisë deri më sot? Pushtetet janë si njerëzit: vjen një kohë dhe pyetja se cila është gjurma jote në histori nuk mund të shmanget. Dhe atëherë, nëse përgjigjja nuk të kënaq, shumë lehtë mund ta gjesh shkakun te tjetri dhe ta harrosh vetë thelbin e pyetjes.
Në vitet e pasluftës, Shqipëria nuk kishte ndonjë fuqi politike, intelektuale dhe diplomatike më të madhe se e sotmja. Përkundrazi, deri në vitin 1948 edhe ndihmat prej aleatëve bolshevikë i vinin me formulën "përmes Jugosllavisë". Megjithatë, në mesin e viteve 1960, lidershipi komunist iu drejtua gjithë veprimtarëve dhe ish-veprimtarëve të lëvizjes revolucionare, edhe atyre që ishin dënuar për faje politike dhe tradhti të lartë, të shkruanin kujtimet e tyre për historinë e jetuar. Dhe në vitin 1961 do të merrej vendimi për hartimin e historisë së Partisë Komuniste, pavarësisht se sa do të mbështetej ajo edhe në dëshmitë e "armiqve dhe tradhtarëve".
Cila është historia që kemi shkruar? Të dyja janë vërtet në opozicion me njëra-tjetrën, por bashkërisht janë dhe në opozicion me të shkuarën. Cila është historia që kanë bërë të dyja palët, të cilat, në nervozizëm për mosarritjen, njëra përkujton me festë dhe tjetra përkujton me protestë?
Të majtë e të djathtë tamburojnë se tani jemi në një shoqëri të lirë, me të drejta qytetare themelore për organizim politik, për pjesëmarrje qytetare, për zgjedhje dhe votime të lira. Në të vërtetë të gjitha këto janë atribute të sistemit. Ishte komunizmi që e pengonte lirinë e ndërgjegjes, të mendimit, të fjalës së lirë, të shtypit kontestues, të ekzistencës së opozitës. Me shembjen e komunizmit, këto pengesa ranë dhe nuk ka kush merr merita më. Ajo meritë u takon dhjetoristëve të vitit 1990. Të mburresh me liritë që burojnë nga thelbi i sistemit është njësoj sikur Presidenti francez, Sarkozy, të mburret para të vetëve për rolin që ka në historinë e re të Francës credo-ja e revolucionit francez "liberte, egalite, fraternite!". Dhe jo vetëm ajo, por edhe liria e nismës private, liria e konkurrencës, liria e pronës dhe e trashëgimisë, liria e lëvizjes dhe e qarkullimit. Të gjitha këto janë vulosur si vullnet politik me përmbysjen e sistemit të dikurshëm dhe përpjekja për të marrë merita vetjake prej tyre është një dështim i madh.
Po ç‘ka ndodhur në atdheun tonë gjatë këtyre afro dy dekadave, që tani janë kthyer në përgjegjësi historike për lidershipin e vendit, në një përgjegjësi që nuk mund të matet me mandatin tim dhe mandatin tënd, por me një shqyrtim të studiuar thellësisht, nga ato studime që e bëjnë historinë vërtet mësuese të së tashmes. "Revolucioni mbaroi, është koha për të ndërtuar", pati shkruar në kryeartikull qysh në vitin 1991 një revistë njujorkeze, duke iu referuar dëshirës së madhe të shqiptarëve për të manifestuar në rrugë e sheshe, edhe pasi regjimi ishte përmbysur. Edhe pse koha që ka kaluar prej atëherë tashmë matet me dekada, në të vërtetë udhëheqësit shqiptarë ende e kanë mendjen te revolucioni dhe jo te përgjegjësia historike.
Dy dekada prej kohës kur komunizmi u përmbys, Shqipëria ka shumë parti, por secila prej tyre gjendet nën sundimin e totalitetit të pjesës së vet, nën diktatin e autoritetit numër një. Shumë gjëra mund të diskutohen në këto parti, mund të hapen gojët për të përfolur njëri-tjetrin deri në shtatë breza dhe kjo duket sikur është pamja e demokracisë. Por një gjë nuk mund të shtrohet: rivalizimi i kryetarit. Shqipëria e sotme nuk ka më një totalitarizëm, por ka disa totalitarizma, ose më saktë totalitarizmin e vjetër e ka fragmentarizuar dhe duket më pak i rrezikshëm.
Ka gati një vit që lidershipi shqiptar mburret me të madhe se Shqipëria është pjesë e aleancës politike-ushtarake euroatlantike. Por këta liderë të lavdishëm harrojnë të pohojnë se Shqipëria u anëtarësua në NATO e fundit, megjithëse kishte dalë nga Traktati i Varshavës e para, qysh në vitin 1968; dhe që nga ajo kohë e kishin lutur të integrohej në këtë aleancë. Por si ndodhi dhe çfarë ndodhi që Shqipëria të mbetej në pritje deri vitin e kaluar për të fituar statusin e vendit anëtar në NATO, status që ndoshta nuk do ta kishte fituar po të mos kishte qenë ndikimi i fortë amerikan? Kjo është pyetja që lidershipit shqiptar i jep mundësi të tregojë se cila është historia që (nuk) e ka bërë!
Sot flitet me një mburrje të jashtëzakonshme që Shqipëria është m‘u te portat e Europës, ia kanë bërë ftesën e anëtarësimit, ia kanë dërguar pyetësorin, ia kanë premtuar shuarjen e regjimit të vizave. Por kush do t‘i përgjigjet pyetjes pse Shqipëria mbeti e fundit në Europë; e fundme edhe pas shteteve të dalë nga ish-Jugosllavia si Mali i Zi dhe Maqedonia; e fundme edhe pas Serbisë që shkaktoi një luftë europiane në fundin e shekullit të kaluar, edhe për regjimin e vizave, edhe për shkallën e përfshirjes në projektet europiane të zgjerimit? Lidershipi ynë pohon: Europa ka paragjykime, kemi mbetur ne dhe Bosnja, sepse njihemi si popuj myslimanë! Ky është një mashtrim, nga ata të pastrit fare. A nuk ishte pikërisht aleanca euroatlantike që ndërhyri jo me mjete politike, por me mjete ushtarake, në Kosovë, në një vend ku popullsia dërrmuese është myslimane dhe as u merakos për të tilla paragjykime?
Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Dakord, deri në vitin 1939 Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Europë, sepse kishte një qeverisje anadollake. Dakord, deri më 1990 Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Europë, sepse kishte një regjim totalitar. Po tani që regjimi nuk mund të bëhet më fajtor, tani që nuk ka nen 55 dhe kufizim të lirisë së mendimit, tani që shoqëria është hapur dhe një e treta e popullsisë gjendet e punësuar jashtë, tani që edhe nëse ndodh ndonjë progres e sjell nisma dhe prona private, tani që s‘ka më diktaturë, por shtet demokratik, kush i ka fajet dhe kush i ka përgjegjësitë historike që përsëri jemi më të prapambeturit në kontinent, parodia e kontinentit, muzeu historik i Europës?
Ne të gjithë flasim gjatë për shtetin ligjor. Shtet ligjor ishte dhe shteti i diktaturës. Edhe ai kishte një Kushtetutë, kishte kode dhe ligje. Por nuk ishte shtet i së drejtës. Pikërisht shteti i së drejtës ishte ideali i dhjetoristëve. Kur djemtë dhe vajzat shqiptare me këpucë e çorape të grisura protestonin në sheshet e Tiranës me thirrjen "E duam Shqipërinë si e gjithë Europa", para së gjithash donin një shtet që të mos i detyronte të hynin në kontinentin mëmë si ilegalë, duke kaluar kufirin, duke pushtuar ambasadat, duke rrëmbyer anijet, apo duke lënë jetën në kanalin e Otrantos. Dhe sot, në të njëjtën datë e në të njëjtin shesh, i njëjti lidership me të njëjtat parulla e slogane si 20 vite më parë kujton ditën ndryshimeve të mëdha, atë të rënies së komunizmit. Dhe gjithçka që thuhet sot për një Shqipëri me të ardhme të sigurt europiane, mbetet një start i ri sfide si një papërgjegjshmëri historike për ta bërë atë realitet dhe për më tepër duke e ftohur zemrën e atdhetarit, në pritje të ëndrrës, në pritje të magjisë!