E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti gjerman Te ribehen zgjedhjet ne Tirane me mbikeqyrje te rrepte nderkombetare

Eksperti gjerman per Shqiperine Michael Schmidt-Necke mbi zgjedhjet per bashkine e Tiranes votat e hedhura gabim dhe rruget per daljen nga kriza e re politike.

DW Ne Shqiperi eshte ashpersuar situata politike. Numerimi i votave ne kutite e gabuara per postin e kryetarit te bashkise nxori fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 81 vota perparesi. Kjo shkaktoi reagimin e forte te kryetarit aktual te bashkise se Tiranes dhe kryetar opozite Edi Rama. Ai kishte ne numerimin e kutise se fundit per kryetar bashkie nje jave me pare 10 vota me shume. Secila pale pretendon se e ka te drejten me vete. Besimi ne institucionet ligjore mungon. fare mund te ndihmoje ne kete rast

Schmidt-Necke Nuk do te ishte serioze te vendosje se cila pale ne kete konflikt ka te drejte. Nga ana tjeter eshte shume problematike kur pas nje rezultati zgjedhjesh kur u be e njohur fitorja e ngushte e Rames papritur nje sasi letrash qe jane ndodhur ne kutite e gabuara te permbysin rezultatin. Ka mundesi te kete ndodhur keshtu por prape ka vend per dyshime. Pra eshte e qarte qe klima e mosbesimit mes qeverise dhe opozites rritet. Kete vit kemi pare pershkallezim masiv te situates politike. Qe ne kete moment ishte e qarte se zgjedhjet lokale do te ishin me problematike se te shkuarat.

DW Situata ligjore per votat ne kutite e gabuara ne Shqiperi nuk eshte e qarte. Ligji shqiptar shprehet qarte se kush mund te quhet vote e pavlefshme por nuk sakteson se cfare duhet bere me votat qe ndodhen ne kutite e gabuara. Opozita akuzon per kete arsye qeverine e Berishes per kanibalizem zgjedhor pasi per te KQZ eshte zedhenese e Berishes. Sa e kompromenton ky numerim votash qeverine Berisha

Schmidt-Necke Kjo i kompromenton institucionet ne teresi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet ne shenjester te kritikave nga te gjitha anet por kjo ka ndodhur edhe me pare. Tani e gjitha kjo bie mbi qeverine sepse pala tjeter mendon - pra nese ka pasur manipulime - se ketu ka pasur dore qeveria. Nuk dua te pretendoj se ka pasur manipulime por edhe nuk mund ta ve doren ne zjarr se nuk pasur ndonje manipulim. Per fat te keq Berisha ka nje te shkuar jo edhe aq te qarte sa i perket ndikimit ne zgjedhje po te kujtojme zgjedhjet e vitit 1996. Por ne kete moment duket se topi ka kaluar ne anen e nderkombetareve apo tek ODIHR-i qe deri me tani ka thene se zgjedhjet u zhvilluan ne menyre transparente por klima zgjedhore u percaktua nga mosbesimi mes partive. Por mbi numerimin e votave ne kutite e gabuara nuk eshte shprehur.

DW fare behet ne Gjermani me votat qe jane hedhur ne kutite e gabuara ne zgjedhje nese kemi dy apo me shume kuti votimi

Schmidt-Necke Ne Gjermani rezultatin e zgjedhjeve do ta kishim brenda mbremjes se te njejtes dite dhe madje preciz. Sigurisht eshte e mundur edhe tek ne qe rezultati te jete kaq i ngushte saqe duhet ripare dhe kjo do te thote rinumerim ne ato minibashki ku rezultati nuk eshte i qarte- dhe po qe se ka pasur vota te hedhura gabim atehere nuk shoh rruge tjeter vetem qe bashkesia nderkombetare te ushtroje ndikimin e saj qe ne ato zona qe jane te diskutueshme te rivotohet.

Lidhur me gabimet kjo eshte e veshtire sepse tek ne ne Gjermani normalisht votohet ne nje kuti dhe votimi rajonal eshte ceshtje landesh. Fleta e votimit eshte e shenjuar shume qarte tek ne dhe komisionet e votimit jane te vemendshem qe votat te hidhen ne vendin e duhur. Nuk di sakte se cparashohin ligjet zgjedhore ne vecanti

DW Ne Shqiperi nuk ka qene ndonjehere e vetekuptueshme qe humbesi i zgjedhjeve te pranoje humbjen. Si e kuptoni ju kete si njohes i Shqiperise me cfare lidhet kjo

Schmidt-Necke Kjo te beje sigurisht me ate qe Shqiperia ka nje tradite shume te dobet demokracie si demokraci parlamentare. Qe nga krijimi si shtet gati ka njohur vetem sisteme ose autoritare ose diktatoriale gje qe sjell qe nje pjese e madhe e popullsise shqiptare ka nje qendrim refuzues ndaj shtetit sepse shteti eshte perceptuar si nje instrument represioni dhe jo si forme e organizimit te te gjithe shoqerise. Per fat te keq kjo nuk ka ndryshuar shume pas vitit 1990. Shoqeria shqiptare eshte shume e polarizuar ne kampet e majta dhe te djathta ku nuk ka dallim mes programeve politike.

Me zgjedhjet lidhet edhe nje qendrim prites i anetareve e perkrahesve te nje partie. Pra po qe se fiton partia ime edhe une fitoj dicka nje post ne administrate nje administrate lokale qe drejtohet nga partia ime do te me favorizoje kur te shperndahen tenderat. Pra me fitoren lidhet shume me teper se nje interes demokratik pra ceshtja se kush do te drejtoje administraten ne nje qytet te madh si Tirana per shume njerez eshte nje komponente e qarte materiale.

DW Shenjat ne Tirane jane per nje kurs konfrontimi qe nuk dihet se cudhe do te marre se paku opozita paralajmeron revolta. Si mund te gjendet zgjidhja ne keto kushte me qellim qe te mos rrezikohet procesi i integrimit evropian te vendit

Schmidt-Necke Nuk shoh per momentin nje zgjidhje afatshkurter. Per mua zgjidhja qendron tek ndermjetesimi i nderkombetareve qe ne ato minibashki ku ka pasur probleme te perseriten zgjedhjet nen nje vezhgim me te forte nderkombetar qe rezultati per humbesin kushdoqofte ky te mos jete i kontestueshem. Po qe se nuk behet rivotim atehere mendoj se Shqiperia shkon drejt nje konfrontimi me te ashper dhe se si mund te zgjidhej ky pastaj per kete per fat te keq me mungon tani fantazia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›