Shqiperia bllokon patatet qe vijne nga Kosova per te favorizuar Serbine
Shqiperia po okupohet ekonomikisht nga Serbia. Keshtu ka deklaruar kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhalliu i cili ka shkuar me tej ne akuzat ndaj Shqiperise ku e ka akuzuar se ky shtet nuk njeh de facto pavaresine e Kosoves.
Serbia shume shpejt do ta okupoje ekonomikisht Shqiperine ashtu sic e ka okupuar edhe Kosoven - ka deklaruar Safet Gerxhaliu duke shtuar se autoritetet e Shqiperise nuk duhet ta shohin Kosoven si nje fshat mes tyre dhe Serbise por si nje shtet te pavarur. Perfaqesuesit e komunitetit kosovar te biznesit prodhimet kosovare perpos qe po ballafaqohen me embargo tregtare nga Serbia dhe Bosnja ato po kane veshtiresi te depertojne edhe ne tregun e Shqiperise.
Keto veshtiresi qe po i hasin prodhimet kosovare per te depertuar ne tregun e Shqiperise nuk jane te pershtatshme per nje popull i cili po e humb besimin edhe karshi institucioneve evropiane - shprehet kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu.
Ankesa ne drejtim te qeverise shqiptare kane shprehur edhe biznesmene te Kosoves. Njeri prej tyre eshte pronari i kompanise se prodhimit dhe perpunimit te patates Pestova Bedri Kasumi i cili ankohet se e kane humbur nje pjese te madhe te tregut ne Shqiperi per shkak te taksave te medha doganore qe i aplikon kjo e fundit ndaj prodhimeve kosovare. Sivjet e kemi humbur 30-40 per qind te tregut ne Shqiperi dhe kjo eshte nje goditje e rende per fermeret kosovare - shprehet Bedri Kosumi.
Sipas tij nje kilogram patate ne tregun e Kosoves shitet prej 12-15 cente nderkohe qe doganat shqiptare te njejtin artikull e vleresojne 28 cente dhe e ngarkojne me 20 per qind obligime doganore - thote Kasumi. Ai sqaron se Kosova eksporton rreth 50 mije tone patate per te cilat eshte dashur te gjenden tregje tjera perpos Shqiperise.
Nga ana tjeter Shqiperia ka gjetur nje marreveshje reciproke me Serbine per heqjen e takses doganore per te gjitha produktet bujqesore. Mirepo Kosumi vlereson se pas arritjes se marreveshjes me Serbine per heqjen e takses doganore prodhimet kosovare do te dalin shume me te shtrenjta ne tregun e Shqiperise. Prodhimet e Serbise po i favorizon Shqiperia ndersa prodhimet e Kosoves ne mungese te nje favorizimi te tille do te dalin me te shtrenjtat ne treg - shprehet Kosumi.
Nderkohe zevendeskryeministrja dhe ministrja e Tregtise dhe Industrise se Kosoves Mimoza Kusari Lila takoi ambasadorin e Shqiperise ne Kosove Islam Lauka. Ne takim eshte biseduar per veshtiresite e kalimit te mallrave te Kosoves per ne Shqiperi. Ne kete pike ministrja Mimoza Kusari kerkoi nga ambasadori shqiptar qe ne te ardhmen mos te ballafaqohemi me probleme te qarkullimit te lire te mallrave.
Ne anen tjeter Lauka sqaroi se ne mes Kosoves dhe Shqiperise nuk ka tarifa doganore por ne Shqiperi aplikohet cmimi i references ne menyre te barabarte per te gjithe importuesit ne kete vend. Taksat doganore kryesisht referencat per pataten qe aplikohen ne doganat shqiptare per mallrat e prodhuara ne Kosove kane qene objekt debati i politikaneve dhe zyrtareve te larte te te dy vendeve ne Shqiperi e Kosove.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne nje interpelance ne parlamentin e Kosoves ne tetor te vitit kaluar u tha deputeteve se ceshtja e zgjidhjes se problemit te eksportit te prodhimeve bujqesore ne Shqiperi eshte afer zgjidhjes. Thaci ka thene se pas takimeve me kryeministrin Berisha por edhe diskutimet qe kane ndodhur ne nivel teknik eshte arritur mirekuptimi qe te ulet vleresimi i cmimit te prodhimeve bujqesore qe eksportohen ne Shqiperi.
Tani mbetet te kryhen procedurat administrative sa i perket rregullimit te kesaj ceshtjeje - ka thene kryeministri i Kosoves nderkohe qe nuk ka dashur te komentoje vendimet e Qeverise se Shqiperise qe jane ne fuqi.
Berisha Kosova diskriminohet pozitivisht
Referuar debateve qe kane lindur mes dy vendeve per ceshtjen e rritjes se references se patates se importit kryeministri Sali Berisha ka pohuar faktin se patatja e Kosoves diskriminohet pozitivisht nga sistemi fiskal ne Shqiperi. mimet e references qe aplikohen per pataten e importuar ne Kosove jane me te vogla se sa ato qe Shqiperia aplikon me vendet e Bashkimit Europian - deklaroi Sali Berisha.
Nderkaq kreu i ekzekutivit shqiptar ka perseritur edhe nje here se ai eshte per heqjen e doganave me Kosoven por ende nuk eshte bere asgje konkrete. Nderkohe ministri i Ekonomise dhe Financave te Kosoves ka deklaruar se ndjehej i befasuar nga vendimi i qeverise shqiptare per rritjen e cmimit te references per pataten.
Patatja debate mes tregtareve dhe Ilir Metes
Nje debat i ashper ne mes biznesmeneve te Kosoves dhe ish zv.kryeministrit te Shqiperise Ilir Meta eshte zhvilluar ne dhjetor te vitit shkuar ne Prishtine. Oda Ekonomike e Kosoves dhe Dhoma e Tregtise se Tiranes organizuan ne Prishtine takimin Kosova per Shqiperine. Ky takim ishte organizuar per qellime solidariteti me te permbyturit ne Shkoder por perfundoi ne debate te ashpra deri ne revolte ne mes paleve.
Tregtaret e Kosoves jane shprehur se kane hasur ne veshtiresi serioze per te hyre ne tregun e Shqiperise ku problem kryesor eshte eksporti i patates ku sipas tyre dogana shqiptare aplikon cmime reference dy here me te larta se cmimi real i patates. Tregtaret kosovare i kane kerkuarish Metes nje zgjidhje te shpejte.
Nderkohe qe ministri i Ekonomise i asaj kohe Meta eshte perpjekur ti qetesoje tregtaret duke dhene garancine e nje zgjidhjeje sa me te shpejte. Ministria e Financave e Shqiperise ka rritur gjate ketij viti me 50 per qind referencat per pataten e importit duke e cuar ne 24 cent per kilogram nga 18 cent qe ka qene me pare duke pesuar nje rritje prej 50 per qind. Nderkohe qe cmimi i references eshte sa dyfishi i cmimit te shitjes me shumice te patates ne Kosove.
Kjo rritje e beri pataten e Kosoves jo konkurruese ne tregun e Shqiperise. Kosova eshte nje fuqi regjionale ne prodhimin e patates ku prodhuesit perballojne nje treg prej 6 milione banoresh.
Bisedimet deshtuan ne tetor te vitit 2010
Ministria e Financave e Shqiperise ka derguar ne tetor te vitit shkuar ne Prishtine nje grup ekspertesh fiskale te kryesuar nga ish zv.ministri i Financave deputeti Florian Mima njohes shume i mire i legjislacionit kosovar dhe ne teresi i terrenit mes dy vendeve per te diskutuar rreth cmimeve te referencave per prodhimet bujqesore te Kosoves qe eksportohen ne Shqiperi.
Rezultatet e ketyre bisedimeve nuk jane bere publike megjithate refuzimi nga ana e komisionit Ad-Hoc te ministrise se Financave per uljen e cmimit te references per artikullin patate rezulton se keto bisedime kane deshtuar. Nderkohe qe deklarimet e politikaneve te te dy vendeve jane bere dhe vazhdojne te behen vetem per konsum.