E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti gjerman i jep një "Jo" ligjit shqiptar të dosjeve dhe lustracionit

>
******************************************************
Reagimi i partnerëve një ditë pas miratimit në Kuvend
Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për miratimin e Ligjit për Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve nga Parlamenti i Shqipërisë.  Duke folur  në konferencën e rregullt për shtyp (23 dhjetor 2008),  Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shon Mekormek, tha se këto shqetësime ia ka ngritur qeverisë shqiptare ndihmës sekretari i shtetit Daniel Frid. Shqipëria është duke u ballafaquar me historinë e saj, tha ai, por ajo duhet të sigurojë që në këtë proces të mos i përjashtojë njerëzit nga jeta e përditshme në vend. Në një deklaratë për shtypin (23 dhjetor), Sekretari i Përgjithëm i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis, thotë se Ligji për  Pastërtinë e Figurave u miratua me nxitim dhe vetëm faktori kohë krijon terren për shqetësim se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do të rregullojë
   *******************************************Diaspora, letër Topit: "Miratoje ligjin e dosjeve!"

Ndërkohë që kanë mbetur dhe pesë ditë kohë për kreun e shtetit që të shprehet në lidhje me ligjin për pastërtine e figurës së zyrtareve të larte, i cili kaloi me 74 vota në parlament, shoqata Vatra me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është drejtuar me një letër këtij të fundit për ta dekretuar sa më parë atë.
Duke e konsideruar si kusht, për zhvillimin e një shoqërie demokratike ndarjen nga e kaluara e errët e krimeve të komunizmit në letrën e hapur drejtuar Presisdentit Topi, shoqata Vatra shprehet se Shqipëria në këtë rrugë është e vonuar dhe nuk mund të pritet më gjatë.
Më tej në letër citohet se është e dhimbshme dhe e papranueshme sot të shohësh, në nivele të larta të jetës politike dhe publike shqiptare, - në Parlament dhe institucione të rëndësishme shtetërore individë që kanë lyer duart me krime politike dhe i kanë shërbyer me zell makinës kriminale të diktatorit Hoxha.
Për këtë arsye vijon letra drejtuar Presidentit Topi, është cinike të thuhet se ato krime duhet të arkivohen, pa marrë asnjë qendrim ndaj aktorëve të tyre. Dhe është e pafalshme që pas 18 vitesh pluralizmi e demokracie, ata individë nuk shprehin asnjë lloj pendese publike; përkundrazi, krenohen me arrogancë.
Duke i kërkuar Presidentit Topi, që të dekretojë sa më parë ligjin për lustracionin, shoqata Vatra, nëpërmjet kryetarit te saj Agim Karagjozi, shpreh besim të plotë në gjykimin ndaj kreut të shtetit në plotësimin e kompentencave kushtetuese si dhe kërkon nga klasa politike implementimin e ligjit sa më shpejt.
  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›