E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti i prokurorisë: Plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet

ziver-veiziNë seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës në lidhje me çështjen e 21 janarit, ka dëshmuar eksperti i thirrur nga prokuroria, Dritan Zoto.

Gjykata ka dëgjuar përfundimet e ekspertizës së tij në lidhje me vrasjen e Ziver Veizit.

Sipas tij, dy copëzat e drunjta nuk janë gjetur ne pjesën e dëmtuar nga plumbi ne këmishën e Veizit, por më poshtë. Eksperti i thirrur nga prokuroria vërejti se në këto kushte rezulton se dy ashklat e vogla nuk mund të kenë udhëtuar së bashku me predhën që i mori jetën demonstruesit, pra ajo ka qene e drejtpërdrejtë dhe jo e devijuar. Eksperti Zoto tha se konkluzionet i nxori pasi shqyrtoi me kujdes materialin filmik t% dhënë nga gjykata, ku pasqyrohej gjithë ekspertimi i bërë rrobave të viktimës.

Përfundimi i tij është në kundërshtim me qëndrimet që kanë mbajtur ekspertët e thirrur nga pala mbrojtëse, të cilët deklarojnë se plumbi ka qenë rikoshet për shkak se ka mbetje të drurit.

Tani pritet që gjykata të mbajë një qëndrim se cilën ekspertizë do të pranojë. Nga ajo varet edhe fati i gardistit Agim Llupos, i akuzuar për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›