E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet ne Kosovë

Qindra besimtare te krishtere shqiptare por edhe pjesëtarë te KFOR-it si dhe përfaqësues te institucioneve vendore dhe te huaja u mblodhën ne katedralen Nene Tereza ne Prishtine për te kremtuar Krishtlindjen. Ipeshkvi i Ipeshkvise se Kosovës Imzot Dode Gjergji ne ceremoninë e meshës se shenjte përcolli mesazhin e paqes, te dashurisë dhe te tolerancës. Ipeshkvi i Kosovës porositi besimtarët katolikë të mos kenë frikë nga e ardhmja, të duan të afërmit e tyre pa dallime, si dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë. Në ceremoninë e meshës së shenjtë u lexuan pjesë të zgjedhura nga Bibla në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe janë kënduar këngë kishtare nga Kori i Engjëjve. Kjo është hera e parë që mesha kryesore mbahet në katedralen "Nënë Tereza", pasi viteve të kaluara është mbajtur në kishën "Shën Ndou". Ne këtë dite te shenjte për besimtaret e krishtere nuk munguan edhe urimet nga ushtruesi i detyrës se presidentit Jakup Krasniqi si dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ne mesazhet e tyre krahas urimeve për me shume paqe dhe harmoni familjare, krerët e shtetit kane kujtuar se këto festa bëhen edhe me te bukura kur kujtojmë sukseset e arritura te Kosovës gjate vitit qe po leme pas.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›