E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertimi i rreme fillon gjyqi per topografen Bico

Gjykata e Tiranes ka nisur prej disa seancash gjyqin ne ngarkim te topografes se pandehur Mariana Bico e akuzuar per ekspertim te rreme. Sipas akuzes ekspertja topografe Marjana Bico me dashje ka pergatitur nje ekspertize per te bere trashegimtar nje pale dhe duke mos qene objektive ne detyren e percaktuar nga gjykata. Behet fjale per nje prone per te cilen dy familje jane ne gjyq ndersa diskutohej edhe per nje tjeter prone e cila ndodhej ne nje hapesire tjeter shume larg prones se pare. Ekspertja topografe ka percaktuar ne ekspertizen e saj se behej fjale per te njejten prone dhe jo per dy prona te ndryshme ndersa gjate hetimit ka rezultuar se ne fakt behej fjale per dy prona qe gjendeshin ne vende te ndryshme dhe se njera prej tyre i ishte shitur nje tjeter familjeje qysh ne vitin 1933. Sipas akuzes ne perfundim te hetimeve e pandehura Bico me dashje dhe duke qene ne dijeni te te dhenave dhe materialeve shkresore ne funksion te ekspertimit ka dhene konkluzione teresisht te rreme duke e konsideruar nje prone si vazhdim te nje prone tjeter ne kushtet kur keto dy prona kane vendndodhje siperfaqe dhe rrjedhe pasurie te ndryshme nga njera-tjetra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›