E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia ne Otranto dy trupa grash pa emer ne morgun e Brindizit

Ne mediat italiane hapet serish plaga e tragjedise se ndodhur ne Kanalin e Otrantos kur anija italiane Sibila do te qellonte dhe do te shkaktonte nje numer te madh viktimash anijen Kater i Rades ne te cilen po udhetonin klandestine nga Shqiperia. Sipas mediave 13 vjet pas ngjarjes ne morgun e Brindizit gjenden ende 15 trupa te pajete ende te paidentifikuar dy prej te cilave kufoma grash identifikohen si te gjetura pas kesaj tragjedie. 16 dite pas tragjedise se ndodhur ne Kanalin e Otrantos jane gjetur trupat e pajete te dy grave. Nga atehere kane mbetur pa emer dhe pa asnje element per te arritur deri ne ngritjen e nje identiteti. Sipas hetuesve keto dy gra ishin ne bordin e anijes Kater i Rades e cila u mbyt ne ujerat e Kanalit te Otrantos. Prej 13 vitesh keto dy gra mbeten ende te paidentifikuara ne morg pasi identifikimi eshte pothuajse i pamundur ne gjendjen ne te cilen jane gjetur - bejne te ditur mediat italiane konkretisht websiti italian senzzacolonne.it. Sipas ketij websiti eshtrat e personave te zhdukur ne 33 vitet e fundit te gjetur ne Brindizi apo provincat e tij ndodhen ne morgun e spitalit Perino. Jane raste te pazbardhura me te cilat punojne forcat e rendit per te zevendesuar pllakat me nga nje fotografi dhe nje emer dhe mbase per te lehtesuar dhembjen e familjareve qe ende jane ne kerkim te te dashurve te tyre. Dy prej tyre dyshohet se jane viktima te tragjedise se Otrantos se 28 marsit te vitit 1997 ku humben jeten 84 shqiptare. Pikerisht ate dite autoritetet italiane raportuan se kishin gjetur trupat e pajete te dy grave qe ende sot e kesaj dite kane mbetur pa emer dhe pa asnje element qe mund ti jape atyre nje identitet. Por hetuesit besojne se ato ishin pjese e shqiptareve qe gjendeshin ne bordin e anijes Kateri i Rades qe u perplas me anijen luftarake italiane Sibila dhe per pasoje 84 shqiptare ku burra gra e femije perfunduan ne thellesine e detit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›