Ekspertiza: Breivik i droguar para masakrës

Një ekspert mjeko-ligjor i ka thënë gjykatës në Oslo se Anders Bering Breivik ka marrë drogw, para se tw kryente sulmet vdekjeprurëse në kryeqytetin norvegjez dhe ishullin Utoja, vitin e kaluar.
Joerd Moerland tha se Breivik ka marrë koktej të efedrinës, kafeinës dhe aspirinës dhe se substancat e tilla mund të kenë ndikuar në “agresivitetin dhe agjitacionin” e tij.
Breivik, në ditën e 28-të të gjykimit të tij, ka pranuar se ka marrë përzierjen e substancave para sulmeve.
Gjyqi do të përcaktojë nëse Breiviku është i shëndoshë menatlisht ose jo. Në rastin e parë, ai do të dërgohej në burg, ndërsa në të dytin në spital psikiatrik.
Ai ka pranuar se ka vrarë 8 persona në Oslo dhe 69 të tjerë në Utoja.
Breivik ka thënë se ka vepruar në “vetëmbrojtje” për të kundërshtuar politikat multikulturaliste të Norvegjisë.