Policia: Aksidentin tragjik e shkaktoi SHPEJTESIA
Policia ka arritur në përfundimin se aksidenti tragjik i ditës së hënë ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë të mjetit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit nuk e ka kontrolluar dot atë. Sistemi i frenimit ka qenë në rregull, sinjalistika dhe parametrat e rrugës po ashtu, thotë policia. Sipas hetimeve, autobusi ka hyrë me shpejtësi në kthesë. Zëdhënësja e policisë tha se shoferi ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë.
Nga të dhënat e deritanishme rezulton:
Segmenti rrugor është brenda të gjithë parametrave, i pajisur me sinjalistikë dhe mbrojtëse. Shpejtësia e lejuar është 20 km në orë dhe ka tabela paralajmëruese për pjerrësinë dhe kthesat e dyfishta. Nga hetimet rezulton se nuk ka dëmtim të sistemit të drejtimit të automjetit. Gomat ishin të rregullta. Goma e majtë është çarë nga përplasja. Rezulton se në momentin e frenimit, sistemi ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm. Shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar. Shkaku kryesor i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shpejtësisë. Mjeti nuk është komanduar në kthesë, për pasojë ka dalë nga rruga, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit.
