Topalli urdhëron dhunë ndaj vajzave kuqezi. AK: Policia të lirojë aktivistët tanë
(E PERDITESUAR)- Aleanca KuqeZi denoncon dhunën policore të ushtruar ndaj tyre në qytetin e Shkodrës. Ata thonë se janë dhunuar, ndërsa ishin në qendër të qytetit duke kryer anëtarësime. AK bën me dije se janë arrestuar dy aktivistë.
Po shpërndanim kontratën kuqezi dhe kartat e anëtarësisë kur policia ka arrestuar disa nga aktivistët tanë. Në grupin e aktivistëve të dhunuar, pjesa më e madhe ishin femra, thuhet në një deklaratë të AK.
Policia ka arrestuar aktivistin Rigert Kapllani dhe Albert Ceci. Ne i bëjmë apel dhe thirrje policisë që të lirojë aktivistët e AK. E drejta e tubimeve është e mbrojtur me Kushtetutë. Aktivistët tanë janë provokuar disa herë me fyerje dhe sharje. Aktivistët tanë nuk reaguan ndj provokimeve, bën me dije AK.
Sulmi policor ka qenë i qëllimshëm dhe në formë presioni. Aktivistët tanë janë provokuar disa herë nga strukturat shtetërore. Ne nuk do i trembemi presionit të policisë së Jozefinës. Me mijëra shkodranë janë bashkuar kundër regjimit të Jozefinës. Të shtunën do jenë me mijëra qytetarë që do dalin përkrah nesh në djepin e qytetarisë, vijon deklarata.
