E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Nje grup juristesh do hetojne dhe do ta demontojne montazhin

/ /

Kreu i LSI-se Ilir Meta tha dje se ka ngritur nje grup juristesh te cilet do te zbardhin te verteten e pergjimit dhe do te nisin nje proces penal ndaj Dritan Priftit. Edi Rama tashme kryetari i sektit te spiuneve te Shqiperise kjo funderrine e pashembullt morale e shoqerise shqiptare ky njeri qe mohoi atesine e te birit ne gjyq ky njeri qe akuzoi babain e tij si babain e djalit te tij ky njeri i pander i pafamilje pa asnje norme shoqerore dhe morale synoi te bente nje puc ne Shqiperi permes nje pergjimi kriminal dhe te paligjshem por jo vetem kaq... Permes dhe nje montimi kriminal dhe te pashembullt duke perdorur si deshmitar nje funderrine tjeter te papare i cili e kishte akuzuar publikisht Edi Ramen perpara te gjithe shqiptareve dhe perpara kamerave tuaja si nje njeri te cilin e kishte pare duke marre kokaine ne zyren e kryetarit te bashkise u shpreh Meta dje nga Ministria e Ekonomise. Sipas tijmontazhi i felliqur se titrat e vendosura nga Edi Rama se mbivendosjet dhe keqvendosjet ne funksion te nje perceptimi negativ se e gjithe kjo veprimtari kriminale dhe e paligjshme se te gjitha shpifjet e bera per shkak te detyres do te demontohen ne menyren me spektakolare perpara drejtesise dhe perpara opinionit publik. Per kreun e LSI-se i cili dha pak dite me pare doreheqjen nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise hetimi i plote dhe zbardhja e permbajtjes se kasetes se pergjimit do te tregoje te vertetat dhe qellimet e atyre qe e pergatiten. Une tashme kam krijuar nje grup juristesh te cilet duke filluar nga dita e neserme do te nisin punen e tyre dhe shume shpejt te gjithe qytetaret shqiptare do te shohin se njeriu qe kerkon te vije ne pushtet permes dhunes permes intimidimit te qytetareve shqiptare te lirise dhe te drejtave te tyre eshte nje montazhues i felliqur eshte nje njeri i marre peng nga mafia dhe nga krimi i organizuar eshte nje njeri i cili ne 8 maj do te marre verdiktin nga te gjithe qytetaret e Shqiperise si nje funderrine morale por edhe politike duke pastruar jo vetem qytetin e Tiranes por edhe politiken shqiptare nga nje monster qe behet garant i nje veprimi kriminal duke nderhyre ne menyre kriminale jo vetem per te demtuar zevendeskryeministrin dhe kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim ne menyre te paligjshme ne menyre te pandershme dhe duke perdorur manipulimin e falsifikimin por duke dashur per te demtuar edhe kryeministrin e vendit pikerisht ne perpjekjet e tij per te rrezuar ne menyre puciste nje qeveri teresisht legjitime u shpreh Meta. I pyetur nese do te kete ndjekje penale ndaj Dritan Priftit Meta tha se do te nise procedura e kallezimit penal ndaj tij sapo te zbardhet e verteta e kasetes. Absolutisht ekipi i juristeve i cili eshte nje ekip profesional tashme pothuajse ka nisur punen neser e nisin zyrtarisht dhe ky pergjim kriminal dhe i paligjshem pervec montazhit kriminal dhe te paligjshem do te behet nje shembull jo vetem per autoret e tyre por per cilindo tjeter qe do te guxoje ne kete vend te perdore pergjimin spiunllekun montazhin per shantazhe per te kapur peng institucionet e vendit per te kapur peng lirite dhe te drejtat e te gjithe qytetareve shqiptare u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›