Korrupsioni tre vjet burg prokurorit 6 muaj avokatit
Pas 55 seancash shqyrtimi gjyqesor togat e zeza te kryeqytetit e vleresuan si te provuar akuzen ndaj Mulkurtit per korrupsion pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funksionareve te tjere te organeve te drejtesise si edhe ndaj Ndreces per ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Vendimi u shpall dje nga nje treshe gjyqtaresh te kryesuar nga gjyqtari Arben Micko. Dy funksionaret e sistemit te drejtesise u vune nen akuze tre vjet me pare pas publikimit te nje regjistrimi video ne emisionin investigativ Fiks-Fare te shfaqura me 20 shkurt te vitit 2008. Ne regjistrimin ne fjale prokurori pranonte se kishte marre nje shume parash prej rreth 2 mije euro nga babai i nje te pandehuri te akuzuar per prodhim mbajtje dhe tregtim te lendeve narkotike. Po referuar te dhenave te regjistrimit qellimi i marrjes se shumes ishte kerkimi i nje mase me te bute denimi ne paraqitjen e konkluzioneve perfundimtare te Prokurorise. Sipas organit te akuzes ndermjetes ne aferes korruptive mes babai te te pandehurit dhe prokurorit ishte avokati Pjeter Ndreca. Regjistrimet e transmetuara me date 20 shkurt 2008 permbajne nje bisede te regjistruar ndermjet Zagoll Muces dhe prokurorit te Prokurorise se Kavajes Musa Mulkurti ku nga ky i fundit pranohet se ka marre nje shume prej 2.000 euro ne kembim te uljes se mases se denimit te kerkuar per djalin e Zagoll Muces te pandehurin Sel Muci pretendonte Prokuroria. Gjate gjykimit asnjeri nga te pandehurit nuk e pranuan akuzen e ngritur nga Prokuroria. Ne Gjykaten e Tiranes te pandehurit e kesaj dosjeje u gjykuan ne gjendje te lire pasi Gjykata e Tiranes pati vendosur ndaj tij masen e sigurise detyrim paraqitjeje.