Hashash me taksi nga Lazarati 3 ne pranga
TIRANE - Policia e kryeqytetit bllokoi dje ne Kombinat nje taksi me 12 kilograme kanabis qe vinte nga Lazarati per tu shitur ne Tirane. Policia e Tiranes deklaroi dje se gjate operacionit te koduar Drejtimi i Duhur u arrestuan 3 persona dhe u sekuestrua sasia prej 52 kilograme hashash. Droga u bllokua tek fusha e Misto Mames ne afersi te Kombinatit teksa po transportohej me nje taksi te licencuar qe drejtohej nga Kristo Topalli i cili u arrestua menjehere. Bashke me te u vune ne pranga dy pasagjeret e njekohesisht bashkepunetoret Festim ela dhe Tonin Tarelli. Bima narkotike ishte e ndare ne pako te presuara nje kilogrameshe dhe ishte fshehur ne bagazhin e makines tip Benz me ngjyre te verdhe. Burime zyrtare nga policia thane se ne vijim te operacionit gjate kontrollit te baneses se Festim eles u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale edhe nje sasi tjeter prej 40 kilograme bime narkotike kanabis sativa. Policia tha se ne total sasia e bimes narkotike te sekuestruar eshte 52 kilograme e cila kishte destinacion shitjen dhe shperndarjen e saj ne Tirane. Oficeret e Antidroges ishin ne dijeni te mberritjes se ngarkeses ne kryeqytet dhe prej nje jave mbanin nen vezhgim zonat e mundshme nga do te kalonte automjeti me bime narkotike. Ndersa hetimet ndaj 3 personave te arrestuar kishin nisur prej rreth dy muajsh nga informacione te siguruara ne rruge operative.