E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsyet e rritjes ekonomike ne Shqiperi Nga Ardian Fullani

Guvernator i Bankes se Shqiperise
Ekonomia shqiptare ka patur nje ecuri pozitive gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2010. Aktiviteti ekonomik ka vijuar te shenoje rritje, nderkohe qe balancat kryesore makroekonomike jane permiresuar dhe primet e rrezikut e normat e interesit ne tregjet financiare kane rene. Rritja ekonomike gjate vitit 2010 eshte mbeshtetur kryesisht nga kerkesa e huaj per mallrat e sherbimet shqiptare, nderkohe qe megjithe zhvillimet pozitive, ecuria e konsumit dhe e investimeve ne vend mbetet e dobet. Presionet inflacioniste mbeten te kontrolluara, si pasoje e ekzistences se kapaciteteve te lira ne ekonomi dhe e pritjeve te ankoruara inflacioniste. Zgjerimi i shpejte i eksporteve dhe rritja e moderuar e importeve kane sjelle nje permiresim te deficitit tregtar dhe te atij te llogarise korrente, duke ndihmuar ne balancimin e kerkeses dhe te ofertes per valute dhe ne rritjen e qendrueshmerise se kursit te kembimit. Politika monetare dhe fiskale kane percjelle nje stimul te kujdesshem makroekonomik. Terheqja e stimulit fiskal gjate gjashtemujorit te dyte te vitit mundesoi ndjekjen e nje politike monetare me stimuluese, nepermjet uljes se normes baze te interesit ne muajin korrik dhe percjelljes me te plote te saj ne tregjet financiare gjate periudhes ne vijim. Tregjet financiare jane karakterizuar nga permiresimi i treguesve te likuiditetit dhe nga renia e normave te interesit ne pothuajse te gjithe harkun e instrumenteve financiare. Nga ana tjeter, ndjekja e nje politike te kujdesshme fiskale ka mundesuar respektimin e niveleve te parashikuara te deficitit buxhetor dhe te borxhit publik gjate vitit 2010. Zhvillimet e mesiperme pritet te mbarten ne vija te pergjithshme edhe gjate vitit 2011. Rritja ekonomike pritet te mbetet ne nivele te krahasueshme me rritjen ekonomike te vitit 2010, por ajo pritet te udhehiqet ne nje mase me te madhe nga kerkesa e brendshme. Sistemi bankar eshte ne pozite mjaft me te mire se gjate dy viteve te shkuara per te mbeshtetur me fonde financiare rritjen e konsumit e te investimeve ne vend.
Nga ana tjeter, presionet inflacioniste parashikohet te jene te kontrolluara, deficiti buxhetor e borxhi publik pritet te konsolidohet me tej, ndersa pozicioni i jashtem i ekonomise pritet te jete me i qendrueshem. Respektimi i kesaj tabloje ka implikime te rendesishme per politikeberesit e agjentet ekonomike, te cilat do t'i trajtoj me ne detaje ne vazhdim. Zhvillimet me te fundit ne ekonomine boterore karakterizohen nga vijimi i rritjes ekonomike ne pjesen me te madhe te vendeve te zhvilluara dhe te atyre ne zhvillim. Ne vendet e zhvilluara, rritja ekonomike ka rezultuar me e ulet si rrjedhoje e masave te marra per konsolidimin e financave publike dhe terheqjen e stimulit fiskal. Nderkohe, ekonomite e vendeve ne zhvillim kane ruajtur ritme me te larta rritjeje, duke zgjeruar kerkesen e tyre per lende te para e per mallra konsumi dhe duke shtuar keshtu presionet inflacioniste ne nivel boteror. Rritja ekonomike pritet te vazhdoje edhe ne vitin 2011, por pasigurite mbi te mbeten te larta. Zhbalancimet makroekonomike ne nivel global, te shfaqura ne nivele te larta te deficitit tregtar te disa vendeve te zhvilluara, mund te materializohen ne goditje mbi kursin e kembimit mes monedhave kryesore dhe mbi shkembimet e lira tregtare ne bote. Gjithashtu, shqetesimet mbi nivelin e borxhit publik dhe qendrueshmerine fiskale te disa prej vendeve te eurozones vazhdojne te ndikojne ndjeshmerine e tregjeve financiare dhe tolerancen e tyre ndaj rrezikut. Megjithe tendencat e fundit rritese, balanca e presioneve inflacioniste vleresohet se do te jete e permbajtur edhe ne vitin ne vazhdim, si pasoje e vijimit te ekzistences se kapaciteteve te pashfrytezuara. Ruajtja e levizjes se lire te mallrave e te kapitalit ne nivel boteror, marrja ne kohe e masave korrektuese ndaj ecurise se borxhit publik, si dhe ndertimi i mekanizmave efektive per parandalimin dhe zbutjen e efekteve te krizave financiare ne nivel lokal, do te jene sfida te rendesishme per politikeberesit. Nga ana tjeter, politika monetare e bankave qendrore kryesore do te vijoje te jete e kujdesshme, duke percjelle ne ekonomi stimulin e duhur monetar per nxitjen e aktivitetit ekonomik, por pa cenuar ecurine aktuale dhe te pritur te inflacionit.
Ekonomia shqiptare regjistroi ritme pozitive rritjeje edhe ne tremujorin e trete te vitit. Sipas te dhenave te raportuara nga INSTAT-i, rritja reale vjetore e PBB-se shenoi nivelin 4.9%, duke qene me e larte se vlerat e regjistruara ne dy tremujoret e pare te vitit. Permiresimi i aktivitetit ekonomik eshte mbeshtetur me shume nga sektori i tregtise, i turizmit dhe i sherbimeve te tjera. Sektori i industrise ka ruajtur te njejtin kontribut ne rritjen ekonomike, nderkohe qe aktiviteti i sektorit te ndertimit vazhdon te kontraktohet per te katertin tremujor radhazi. Zhvillimet ne komponentet e kerkeses ndjekin tendencat e shfaqura prej tyre qe nga fillimi i vitit dhe jane ne linje me vleresimet tona te meparshme. Te dhenat e disponuara sugjerojne se rritja e aktivitetit ekonomik ka vijuar te nxitet ne nje mase te madhe nga kerkesa e huaj, nderkohe qe konsolidimi fiskal gjate gjashtemujorit te dyte ka dhene ne menyre te parashikueshme nje ndikim ngadalesues ne aktivitetin ekonomik. Ecuria e konsumit dhe e investimeve private mbetet e ngadalte edhe gjate gjysmes se dyte te vitit, megjithe permiresimin e kushteve te financimit te aktivitetit te tyre. Konsumi privat vazhdon te kushtezohet nga nje sjellje hezituese e konsumatoreve ne kryerjen e shpenzimeve dhe nga nje mbeshtetje e paket e tyre me kredi bankare. Rritja e pagave, e punesimit dhe e remitancave ne ekonomi, nuk jane faktorizuar plotesisht ne optimizmin e individeve per te ardhmen, sikurse deshmohet nga nivelet e uleta te indeksit te besimit konsumator edhe per tremujorin e trete te vitit 2010.
Nga ana tjeter, kerkesa e ngadalte konsumatore dhe prania e kapaciteteve te pashfrytezuara ne ekonomi nuk kane nxitur bizneset per kryerjen e investimeve te reja. Megjithate, me permiresimin e kushteve te financimit dhe me rritjen e metejshme te kerkeses, investimet private, ndryshe nga dy tremujoret e pare te vitit, vleresohet te kene dhene nje kontribut pozitiv ne tremujorin e trete te tij. Politika fiskale ka patur nje sjellje te kujdesshme gjate vitit 2010, duke synuar kontrollin e deficitit buxhetor dhe te nivelit te borxhit publik. Deficiti buxhetor i realizuar deri ne fund te muajit nentor te ketij viti ishte 23.1 miliarde leke, duke shenuar nje tkurrje prej 64%, ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Reduktimi i deficitit buxhetor prej rreth 4 pikesh perqindjeje te PBB-se, i ndodhur gjate vitit 2010, ka treguar nje konsolidim fiskal te shfaqur si ne fushen e te ardhurave publike, te cilat u rriten me 9.6% deri ne muajin nentor, ashtu edhe te shpenzimeve buxhetore, te cilat u ulen me 4.8% gjate se njejtes periudhe. Ne vecanti, reduktimi i deficitit buxhetor dhe kontrolli i huamarrjes publike ne tregjet e brendshme financiare ka ndikuar ne permiresimin e likuiditetit te sistemit bankar dhe ne renien e normave te interesit ne tregun financiar. Vijimi i kesaj tendence edhe gjate vitit 2011 do te ishte nje zhvillim i mirepritur per ekonomine shqiptare. Banka e Shqiperise gjykon se filozofia e kujdesit e ndjekur gjate vitit 2010 ne kryerjen e shpenzimeve buxhetore dhe ne huamarrjen publike duhet te jete e pranishme edhe gjate vitit ne vijim. Kerkesa e huaj ka vijuar te mbeshtese rritjen e aktivitetit ekonomik edhe gjate tremujoreve te trete e te katert te vitit. Gjate periudhes janar - nentor 2010, u regjistrua nje ngushtim i deficitit tregtar me rreth 9.2% ne terma vjetore, i cili erdhi si pasoje e rritjes me rreth 58% te eksporteve. Nga ana tjeter, importet shenuan nje rritje me te moderuar - rreth 6.4 per qind - gjate njembedhjete muajve te pare te vitit. Permiresimi i deficitit tregtar te vendit eshte favorizuar nga ecuria e nencmuar e kursit te kembimit, nga rritja e moderuar e kerkeses se brendshme, por edhe nga faktore klimaterike dhe konjukuturale te tregjeve boterore te cilet kane mbeshtetur eksportet shqiptare. Megjithate, kontributi i kerkeses se huaj neto ne rritjen ekonomike te tremujorit te trete vleresohet te jete me i paket ne krahasim me gjysmen e pare te vitit. Permiresimi vjetor i deficitit tregtar me 10.7% ne tremujorin e trete rezultoi me i ulet se ai i regjistruar ne dy tremujoret e pare te vitit 2010. Gjithashtu, ecuria e tregtise se mallrave ne dy muajt e pare te tremujorit te katert te ketij viti deshmon gjithashtu per nje kontribut me te ulet te ekonomise se jashtme edhe ne tremujorin e katert te vitit 2010. Tendenca rritese e importeve dhe ngadalesimi i pritur i ritmit te rritjes se eksporteve mund te frenojne procesin e korrektimit te bilancit te jashtem tregtar te ekonomise, dhe do te zvogelojne ndikimin e tij ne rritjen ekonomike te vitit 2011. Ne aspektin e politikave makroekonomike, keto zhvillime sugjerojne se politikat e forta stimuluese te ekonomise mund te amortizohen nga rritja e shpejte e importeve qe shoqeron rritjen e kerkeses se brendshme. Ne aspektin strukturor, keto zhvillime ritheksojne nevojen e vijimit te reformave strukturore, te cilat duhet te orientojne ekonomine shqiptare drejt nje modeli me te qendrueshem zhvillimi dhe nje konkurrueshmerie me te larte ne tregjet boterore. Nder te tjera, keto reforma duhet te synojne edhe krijimin e nje ambienti te pershtatshem per terheqjen e flukseve te qendrueshme te kapitalit, ne formen e investimeve te huaja direkte apo hyrjeve te tjera afatgjata te kapitalit.
Rritja e metejshme e kerkeses agregate ka bere qe ekonomia shqiptare te levize me afer potencialit te saj prodhues, por duke mbetur gjithsesi dukshem poshte saj. Per rrjedhoje, presionet renese mbi inflacion kane vijuar te jene prezente edhe gjate gjysmes se dyte te vitit. Inflacioni vjetor mesatar rezultoi 3.1% ne tremujorin e katert te viti, duke rene me 0.4 pike perqindjeje nga vlera mesatare e tij per tremujorin e trete dhe duke iu afruar keshtu objektivit te Bankes se Shqiperise. Ecuria e inflacionit gjate vitit 2010 eshte ndikuar nga rritja e cmimeve te administruara, tendenca rritese e cmimeve te mallrave baze, te produkteve ushqimore dhe te naftes ne tregjet nderkombetare, apo tendencat nencmuese te kursit te kembimit. Rritja ne 3.4% e inflacionit vjetor ne muajin dhjetor u kushtezua pikerisht nga rritja e cmimeve te produkteve bujqesore, ne reflektim te levizjes se tyre rritese ne tregjet boterore. Megjithate, pritjet e ankoruara per stabilitetin e cmimeve dhe presionet disinflacioniste nga ekonomia reale kane balancuar veprimin e faktoreve te mesiperm te ofertes mbi inflacionin, duke frenuar percjelljen e tyre ne efekte te raundit te dyte dhe presione te qendrueshme inflacioniste.
Banka e Shqiperise gjykon se norma e inflacionit pritet te luhatet rreth objektivit tone prej 3 per qind, gjate gjithe vitit te ardhshem. Efekti rrites mbi inflacion i faktoreve te ofertes do te balancohet nga rritja ekonomike nen potencial dhe ekzistenca e kapaciteteve te pashfrytezuara ne ekonomi. Presionet e permbajtura inflacioniste, si dhe ndjekja e nje politike fiskale te kontrolluar, krijuan hapesira per rritjen graduale te stimulimit monetar ne ekonomi gjate vitit 2010. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi uljen e normes baze te interesit me 0.25 pike perqindjeje ne muajin korrik, duke e cuar ate ne nivelet me te uleta historike prej 5.0%. Paralelisht me kete levizje, Banka e Shqiperise ka furnizuar tregun nderbankar me likuiditetin e nevojshem per funksionimin normal te tregjeve financiare. Ne aspektin operacional, ndryshimi i formes se objektivit tone ne muajin qershor i ka sherbyer orientimit me te mire te operacioneve te rifinancimit me likuiditet te sistemit bankar, duke sjelle uljen e primit te likuiditetit ne sistem dhe nje orientim me te mire te normave te interesit te tregut nderbankar. Tregjet financiare kane qene me te qeta dhe primet e rrezikut ne to kane ardhur ne renie. Normat e interesit ne tregun primar ka vijuar prirjen renese te shfaqur qe nje vit me pare, ne reflektim te kerkeses se moderuar te sektorit fiskal per financim dhe te situates se mire te likuiditetit te sistemit bankar. Nderkohe, ulja e normes baze eshte ndjekur ne nje mase te kenaqshme edhe nga normat e interesit te depozitave dhe kredive ne leke, duke mundesuar keshtu percjelljen e mire te vendimmarrjes se politikes monetare ne ekonomi. Pertej nje transmetimi me te mire te vendimeve te politikes monetare ne normat e interesit te tregjeve financiare gjate gjashtemujorit te dyte, Banka e Shqiperise gjykon se percjellja e tyre ne ekonomine reale mbetet ende jo e plote. Duke iu referuar zhvillimeve ne kreditimin e ekonomise gjate pjeses se dyte te vitit, kredia per sektorin privat eshte rritur mesatarisht me te njejtat ritme si edhe ne pjesen e pare te tij. Rritja vjetore e kredise ne muajin nentor shenoi 10.1%, duke qene pothuajse ne te njejtin nivel si dhe ne fund te gjashtemujorit te pare. Rritja e kredise per sektorin privat me norma te ngadalta ka dhene nje kontribut te ulet ne zgjerimin monetar ne ekonomi, duke rikonfirmuar presionet e permbajtura inflacioniste nga ekonomia e brendshme. Rritja e parase se gjere M3 i eshte afruar mesatares se saj afatgjate ne tremujorin e katert te vitit, duke shenuar 11.9% dhe duke marre kryesisht formen e depozitave me afat ne sistemin bankar. Megjithese bankat nuk kane shtrenguar me tej kushtet e kredise, madje gjate gjysmes se dyte te vitit ka patur shenja te lehtesimit te tyre, kerkesa per kredi nga sektori privat ka qene e ngadalte. Kjo e fundit mbetet e ulet si pasoje e ekzistences se kapaciteteve te pashfrytezuara te prodhimit per bizneset, dhe rritjes se tendences konsumatore per kursim nen perceptimin e nje pasigurie te shtuar per te ardhmen dhe adoptimit te nje sjelljeje me te kujdesshme ndaj konsumit aktual. Ulja e primeve te rrezikut ne tregjet financiare, ruajtja e ritmeve pozitive te rritjes ekonomike, te punesimit dhe te pagave, si dhe qartesimi i perspektives afatshkurter e afatmesme te ekonomise pritet te ndihmojne ne rritjen e kerkeses per kredi gjate periudhes se ardhshme. Sistemi bankar i ploteson parakushtet e nevojshme, ne terma te likuiditetit, kapitalizimit, dhe kushteve me te favorshme te financimit, per t'iu pergjigjur kesaj kerkese.
Projeksionet tona per te ardhmen mbeshtesin ruajtjen e ecurise pozitive te ekonomise sone edhe ne vitin 2011. Rritja e kerkeses pritet te jete funksion i ecurise krahasimisht me te mire te kerkeses se brendshme gjate ketij viti. Konsumi dhe investimet private pritet te rriten me tej, nderkohe qe pas ngadalesimit ne vitin 2010, edhe sektori fiskal pritet te jape nje kontribut pozitiv ne rritjen ekonomike. Pavaresisht kesaj, rritja e kerkeses vleresohet se do te jete nen potencialin e ekonomise sone edhe per vitin 2011. Kjo do te kushtezoje presione renese mbi inflacion nga ekonomia e brendshme, te cilat pritet te balancojne efektin e rritjes se cmimeve te huaja dhe atyre te administruara.
* Fjala e mbajtur dje ne konferencen per shtyp mbi vendimmarrjen e politikes monetare te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, 26 janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›